Tuesday, April 20, 2021
spot_img
HomeKRYESORELumbardhi me dy rrëfime Fantazmagorike

Lumbardhi me dy rrëfime Fantazmagorike

Lumbardhi hap dhe mbyllë sezonin e filmit me dy shfaqje dhe një prezantim në vend të programit të anuluar “Rrëfimet Fantazmagorike” 

Me lirimin e masave, Lumbardhi sjellë dy shfaqje filmi nga programi veror “Rrëfimet Fantazmagorike” i cili nuk u realizua për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

I menduar si përgjigje ndaj përvojës së mjegullt të pandemisë, programi përbënte 25 filma të ndarë në kategoritë “Muret”, “Fantazmat” dhe “Vrimat” që ofrojnë një udhëtim pamor me imazhe të mbylljeve hapësinore dhe situatave fantazmatike, shpërfaqje të pabarazive shoqërore si dhe filma me tregime që e çajnë sipërfaqen dhe i thyejnë muret.

Nga kjo seri, me datat 6 dhe 8 tetor, nga ora 19:00, Lumbardhi do t’i shfaqë “Duart mbi Qytet” (1963) nga regjisori Francesco Rosi dhe “Dasma në Galilee” (1987) nga regjisori Michel Khleifi. 

Filmi “Duart mbi Qytet” do të prezantohet nga Sezgin Boynik, i cili do ta ndajë edhe projektin “Kinemaja Sociale për Problemet e Banimit”, një program filmi dhe fanzinë e realizuar në bashkëpunim me Minna Henriksson në 2008 tek Tingëll-Tangëll në Prishtinë. 

Filmat do të jenë të titruar në shqip dhe do të ofrohen falas për publikun. 

Programi u mundësua me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës”.

spot_img

Most Popular

Recent Comments