Thursday, August 13, 2020
Home KRYESORE Lobi: Të hiqet tërësisht pagesa për Kartonin e Gjelbër

Lobi: Të hiqet tërësisht pagesa për Kartonin e Gjelbër

Shkruan: Shukri Ymeri

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar përshëndetë vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, që në kuadër të masave për rimëkëmbjen ekonomike, ka vendosur të marrë përsipër mbulimin e kostos së policave kufitare të Kartonit të Gjelbër, për automjetet në posedim të Mërgatës tonë, për vitin 2020.

Shpresojmë që këto masa do të pasohen nga heqja e tërësishme e kartonit të gjelbër, sepse është një pagesë frustruese që na bëhet neve, duke pasur parasysh që sigurimi i veturave tona vlen në të gjitha vendet. Poashtu kërkojmë që të ndërmerren masa për uljen e kostos së avio-biletave, që janë shumë të larta, me qëllim që të mos bëhen pengesë për ardhjen e Mërgatës në Kosovë.

Lobi Euro-Atlantik, kërkon që edhe masa për vet-izolim shtatë ditor për qytetarët që nuk e kanë testin të rishqyrtohet ngase në të gjitha vendet masat në luftimin e COVID-19 po zbuten vazhdimisht.

Lobi Euro-Atlantik edhe një herë ju bënë thirrje, të gjithë shqiptarëve që sa më parë që kanë mundësi të shkojnë e ti vizitojnë familjet e tyre dhe të kontribuojnë në rimëkëmbjen ekonomike të atdheut tonë të dashur.

Me respekt,

Shukri Ymeri

Kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Ky artikull NUK shpreh pikëpamjet e DardaMEDIA. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura janë të autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Osmani: Rinia është transformuesi i vërtetë i shoqërisë

“Të rinjtë janë forca e vërtetë vepruese për ndryshimet e mëdha në shoqëri”. Kështu tha sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa...

Osmani: Ushtria e Kosovës, shembull i profesionalizmit dhe i besueshmërisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, z. Anton...

Ministri Veliu priti në takim shefin e UNHCR-së dhe përfaqësuesen e OKB-së në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, z.Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, znj.UlrikaRichardson. 

BESO në Kotësi dhe Rezhimi i Vjetër

Rexhep MYFTARIPublicist Koalicioni i tanishem Qeveritar sa duket para kollapsit aq...

Recent Comments