Tuesday, April 13, 2021
spot_img
HomeKRYESORELobi Euroatlantik Shqiptar: Kujdes në ballafaqimin me Serbët në Washington

Lobi Euroatlantik Shqiptar: Kujdes në ballafaqimin me Serbët në Washington

Lobi Euroatlantik Shqiptar me seli në Gjermani, kërkon nga Delegacioni i Kosovës në SHBA që të ketë kujdes në ballafaqim me palën serbe.

Fatkeqsisht ata që sot e përfaqësojnë Kosovën në këtë takim nuk kanë përgaditjen e duhur, ata nuk njihen për ndonjë qëndrim patriotik, e shumicen prej tyre as që nuk i njeh opinioni fare. 
Shprehim zemërimin tonë se si këto parti politike në koalicion e formuan një delegacion kaq të dobët që të përballen me Vuçiqin, i cili ka më shumë se tri dekada përvojë në politikën shovenste kundërshqiptare.
Jemi të brengosur dhe dyshues që këta persona, pa dije, pa përvojë dhe legjitimitet, mund ti mbrojnë interesat e Kosovës në Washington, sidomos integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës.
Gabim edhe më të thellë historik dhe gjeo-strategjik, është duke bërë edhe një djal i papërvojë dhe mungesë edukimi kombetar, Dritan Abazi, i cili po e mbështetë koalicionin pro-serb e pro-rus në formimin e Qeverisë Malit të Zi. Ai me këtë veprim është duke treguar mosmirnjohje të thellë për viktimat mbi shekullore shqiptare, të vrarë, ndjekur dhe shtypur nga aleanca e djallit serbo-ruse. Ai poashtu po harron se janë pikërisht miqt perendimor, SHBA-të dhe aleatët që na ndihmuan nga shfarrosja nga serbo-rusët që Dritziu sot po i përkrah dhe sjellë në krye të Qeverisë së Malit të Zi.

spot_img

Most Popular

Recent Comments