Tuesday, June 15, 2021
spot_img
HomeKRYESORELarry King pusho në Paqe

Larry King pusho në Paqe

Larry King 1933-2021 

Pusho në Paqe 

ikona e gazetarisë televizive në ShBA. 

Larry King kishte realizuar intervista me më të famshmit e botës duke numruar 30000 intervista vëtëm gjatë kohës sa kishte punuar për 25 vite në CNN. 

Në vitin 1985 filloi Larry King Live në Prime Time apo kohën me më së shumti shikushmëri televizive në ShBA. 

Mysafir të tij ishin nga Presidentët e Amerikës prej presidentit Ford e deri te Obama ndërsa ata jashtë shtetit janë nga mbretër tek kryetarët e shumë shteteve botërore.

ViP të jetës publiku duke përfshirë, sportistë, muzicient, aktor, shkrimtar e njerëz nga të gjitha profesionet e konsideronin si Show numër 1 pas paraqitjes tek i cili i rritej fama të intervistuarit eksponencialisht.

Nëse ke botuar libër, lansuar ndonjë film të ri apo album muzikor, Larry King Live ishte vendi ku do ti promovoje më së miri të arriturat e karrierës tuaj.

Ai u ballafaqua me probleme shëndetsore duke e luftuar kancerin dhe duke iu nënshtruar operacioneve kirurgjikale disa herë gjatë jetës.

Para pak kohësh ai humbi djalin dhe vajzën nga Corona Virusi ndërsa edhe vet u mposht nga virusi pasi që ishte infektuar para një jave.

Larry King njihet si bashkëbisedues i përkryer, përveç aftësis së të intervistuarit ai kishte edhe afërsi me njerëz që vinin në emision dhe i bënte të ndiheshin rehatshëm e të hapeshin për biseda interesante. 

Pas përfundimit të kontratës me CNN, në vitin 2012 vazhdoi show-un e tij me titull Larry King Now për rrjetin televiziv ora.

spot_img

Most Popular

Recent Comments