Monday, January 18, 2021
Home KRYESORE Lahuta e Malsise - Premierë Teatri Kombëtar

Lahuta e Malsise – Premierë Teatri Kombëtar

Armend Baloku
Armend Baloku

PM Theatre

Premiere me 6 nentor (e premte) prej ores 20:00 “PM Theatre” ne Teatrin Kombetar te Kosoves. Reprizat me 7 dhe 8 nentor prej ores 20:00.

Ka disa muaj me rradhe qe jam duke punuar ne interpretimin e “Lahuta e Malsise” te Gjergj Fishtes.

Padyshim nje pune e gjate dhe e panderprere, por me duhet ta them aspak e lodhshme, duke pasur perbaze dashnine time ndaj gjithe ketyre vargjeve te rralla artistike, te shkruara nga artisti vone i perseritshem, Gjergj Fishta.

Qe kur kam qene femije kam pas rastin ta kisha ne dore vepren “Lahuta e Malsise”, por pa i ditur vleren e saj. Vetem kurr u rrita e kuptova, se pse ai liber mbahej i fshehur ne shtepine tone, ne nje hapsire ne mes dy dhomash, te cilen vetem ne familja e dinim qe ekzistonte. Te tjeret, ne shikim te pare, nuk mund ta prisnin nje hapsire te tille perbrenda mureve. Mbaje mend se kishte edhe libra te tjere, por me kujtohet vetem kjo veper. Vetem ne shkolle te mesme e kuptova se eshte nje thesare qe vetem ata qe e dine permbajtjen e saj, e kuptojne fuqine e jashtezakonshme te “Lahutes” e nepermjet saj te Fishtes, Homerit shqiptare, apo personalitetit, qe thot albanologu Norbert Jokli, “gjuhen shqipe e beri zoje ne vete”.

Per ta kuptuar me mire se kush ishte Fishta dhe çfare ndjenja kombetare kishte te zhvilluara dhe te kaperthyera ne trurin dhe shpirtin e tij te lire, duhet te lexohen veprat e tij. Keshtu njohim edhe Fishten por edhe dashnine ndaj atdheut. Poashtu kuptojme se pa interesim dhe edukim mbi kulturen dhe te kaluaren tone historike, edhe patriotizmi zbehet. Angazhohesh por bene kompromis lehte, ligeshtohesh shpejte, sepse nuk e ke te ndertuar qe ne fillese. E fillesa, femijeria, eshte kulminacioni i karakterit tone.

Permes Fishtes apo “Lahutes” kuptojme se çdo me thane me ba mendjen e zemren nje, per me i qendrue ne krye problemeve te medha, por me i zgjidhe ato nje nga nje, pa u frigue se zhytesh e mbetesh ne to. Duke besu ne vete, se traditat e lashta, edhe kur duam tu shmangemi, ato na ndjekun pas, e na dalin para, e na behen udherrefyes, per t’ia percjelle gjeneratave te reja, qe e duan flamurin me shkabe, sic kishte me thane Fishta, “me u suvale prap n’tokat shqiptare”.

Gjersa shkruaj, eshte e pamundun ta imagjinoj nje moment, kur nuk me bien ne mend gjithe ata qe e shkrine veten per çeshtjen kombetare, natyrshem, per Shqiperi, me sinqeritetin me te madh njerzore, me sinqeritetin me te madh dale nga zemrat e tyre si rezultat i edukates, duke qene te lire si zogjet ne qielle, per ti dal zot trojeve te veta e per ta ba kete vend, qe me gezue dikush si ta, si ne. Për vetem nje qellim, qe me pas edhe ne nje cope toke, me pas nje mundesi me ndertue nje strofull per shqiponja, ne planetin toke qe shqiponjat e populluan me njerez, e qe natyrshme do ta kishte emnin Shqipni, vendi i shqiponjave, e qe do te flitej natyrshem gjuha e shqiponjave, “te cilat erdhen ne keto vise nga planeti Sirius duke bartur njeriun e pare ne krah”, sipas Homerit.

Jam shume i vogel perballe gjithe atyre veprave te heronjve tane, qe me te drejte i qendruan ne krye cdo beteje, e cdo lufte, e cdo armiku, e cdo ndershkamze, per me qene i lire ashtu siq e do natyrshem qenja njerzore, sidomos ata qe per ka natyra apo edukata, kane pas vetem liri ne mendjen e zemrat e tyre.

Liria mendoj se eshte edukate. Pikrisht ata qe ishin te lire, ishin te rrezikuarit prej pushtuesve dhe pushteteve. Pikrisht ai qe ishte i lire, pritej me kose sikur fijet e para te barit kur rriten ne livadhe.

Duke pasur liri, je vetvetja, e keshtu prodhimi yt eshte origjinal dhe trasim i rruges per te tjeret.

Vetem njerezit qe nuk kane qene te lire ne rritje, i pengon liria e tjetrit. Angazhohen qe edhe ata ta kene, e nese nuk e arrijne, e luftojne ate qe e posedon, ne menyre qe te mos e kete as ai.

Liria te ban me qene ai qe je, e te ban me reflektu energji e dashni, liria te ban qe tjetri qe rri me ty me u ndi si kah fluturon, e bashk me te te fluturoj edhe koha. E koha qe fluturon e lire, ja vlene edhe me kalu, se energjia e mire qe te jap liria, te ban me pa si mesim kohen e “humbur”. E ti ate “humbje” me ja percjelle gjeneratave te reja, qe ata prap me perserit e me perqafu ate “humbje” me dashni ndaj saj, e me kujtim te perjetshem ndaj te shkuarve, prinderve, gjysherve, me te vjeterve qe i mban ne mend, e qe i kujton.

Eshte liria ajo qe na bane mos me haru te kaluemen, mos me haru kurr ata qe na rrethuan e na rriten, e na frymezuan, e na ngjallen ambicjen, e na bene karaktere te forta, qe mos me dal jashta rruges te cilen na flet edhe Fishta ne “Lahuten e Malsise”. E per qka na flet edhe personazhi Oso Kuka, e per qka na flet edhe personazhi tjeter Ali Pash Gusia, e per qka me krenari e me vyrtyte te rralla na tregon e na edukon Tringa, e na rrite zemren e na frymezon shpata e dekes Soko Tona. E na kujtojne e s’na lene ta harrojme rendesine e identitetit, dy re mizore, si Kaçel Doda e Kerni Gila rritun moc si kajranfila.

E kur e lexon Fishten, e sheh Fishten. E mandej cdo patriot per ty e ka emnin Fishte, dhe vetem me kete lloj behet vendi e shteti, qe jane ne gjendje deri ne vetmohim me u angazhu per dashnin e tyre, atdheun e tyre. E mbi kete baze, Haxhi Zeka te duket Fishte, e mbi kete baze Hasan Prishtine te duket Fishte, e mbi kete baze Adem Jashari te duket Fishte.

Duke uruar se do te na lindin shume Fishta te tjere, e shume Adema qe i qendrojne identitetit kombetar shqiptare ne krye, me butesi per popullin e me goditje sikur te rrufes ndaj armiqve te kultures shqiptare, me kenaqesi ju them se do ta interpretoj me dashnine me te madhe kete veper madheshtore.

Falenderoj shume per ndihmen gjate procesit Vlora Nikçi, Skender Latifi, Kushtrim Mehmeti dhe Dardan Luta.

Poashtu falenderoj institucionet shteterore qe e kane mbeshtetur kete projekt domethenes.

Most Popular

Recent Comments