Tuesday, July 27, 2021
spot_img
HomeKRYESORELabinot Ramadani pasioni për muzikën dhe aktrimin

Labinot Ramadani pasioni për muzikën dhe aktrimin

Shkruan E.B., Nju Jork

Labinot Ramadani njihet në skenën artistike me emrin “Lab” lindur në vitin 1984 në Rahovicë, Ferizaj të Kosovës. Ështëkëngëtar, aktor dhe shkruan tekse këngësh. Shkollën e mesmeekonomike e ka kryer në Ferizaj në 2004. Që nga viti 2006 jeton në Gjenevë, Zvicër bashkë me familjen. 

Në fëmijëri ka patur pasion karatenë, futbollin dhe këndimin. Është marë me aktrim në vitet 2000 deri 2006 nëpërmjet teatritmodern “Po Po” në Ferizaj. Nëpërmjet trupës së teatrit ka luajturshfaqe në Gjermani, Amsterdam, Roterdam, etj dhe ka fituardisa vende të para. Përkatësisht dy shfaqet “Futja pa lidhje del me lidhje” (2005) dhe “Ku janë” (2001) me regji të Resul Jusufitkanë marrë vendin e parë në Kosovë. 

Labinot Ramadani ka luajtur në disa filma me metrazh tëshkurtër në Francë dhe Zvicër si “Confiance” (2009) dhe “Les Histoire” (2011). Njihet për rolet në shfaqet e suksesshmeteatrale: “Ku Janë” (2001), “Hijet dhe dritat” (2002), “Alajdini”(2003), “Kur s’ka a ka” (2004), “Futja palidhje del me lidhje” (2005), etj.

Si pjesë e trupës Teatri Modern “Po Po” Ferizaj, LabinotRamadani mori mirënjohje nga Drejtoria për Kulturë, Rini dheSport për pjesëmarrjen në Festivalin e Teatrove të Kosovës 2003 për dramën “Kur s’ka a ka” me autor dhe regji të Resul Jusufi. Me rastin e “Javës së kulturës” teatri modern “Po Po” mori vendin e parë për manifestimin tradicional mbajtur më 24-30 mars, 2001. Gjithashtu trupa teatrale mori një mirënjohje ngaKuvendi i komunës Fushë-Kosovë për pjesëmarrjen nëmanifestimin “Jeta Teatrore Fushë-Kosova 2002”, nderim përtrupën e teatrit modern “Po Po” Ferizaj. 

Muzikën e ka patur pasion që në fëmijëri, dhe 7 vitet e funditështë marrë me shkrimin e teksteve të këngëve. Në vitin 2019 muzikën e mori seriozisht dhe ka lançuar tre këngë: “Anila” (2019), “Zemra” (2020) dhe “Katile” (2021). 

Përveç muzikës dhe aktrimit, Labinot Ramadani edhe pikturon. Ka mbi 60 piktura abstrakte dhe ka mbajtur dy ekspozita nëGjenevë. 

Intervistë me artistin Labinot Ramadani “Lab”

Urime për videoklin e ri “Katile”? Si u mirëprit kënga dhevideoklipi?

Labinot Ramadani: Faleminderit shumë. Mendoj që kënga dhevideoklipi janë pritur mirë dhe e falenderoj shumë publikun përmbështjen e tyre të vazhdueshme. Ju jam mirënjohës me aqngrohtësi që më kanë pranuar. Video klipi u lançua me datën 20 mars 2021 dhe është vërshuar nga klikimet. Jam gëzuar shumëqë kënga është pritur shumë mirë. 

Me  keni bashkëpunuar  realizimin e videoklipit

Labinot Ramadani: Për realizimin e videoklipit kambashkëpunuar me kompaninë XL Films, me një ekip tëshkëlqyer, që i falenderoj për punën profesionale. Realizimi ivideoklipit është bërë një pjesë në natyrë në vendlindjen time nëRahovicë, dhe një pjesë në ambjet të mbyllur në Prishtinë. 

Idenë e inspirimit të këngës dhe tekstin mund ta di më së miri inderuari ALBOS, sepse i ka bërë të gjitha. Mua më ështëpropozuar ideja për projektin dhe e kam pranuar. 

Na tregoni pak për fillimet e tua  muzikë? Kur filluat ta merrni muzikën  seriozisht si profesion

Labinot Ramadani: Vazhdimisht kam shkruar tekste këngësh, ndërsa në lidhje me muzikën kam kënduar më herët, që nëmoshën 10 vjeçare. Kam kënguar në aktivitete shkollore gjatëshkollës së mesme.

Muzikën e kam marrë seriozisht në vitin 2019, kur kam patur njëtakim të rastit me të madhin mbretin e muzikës BlerimMuharremi, që njihet në skenë Blero. 

Më seriozisht muzikën si profesion e mora pas projektit tim tëparë të këngës “Anila”. Pashë që u prit mirë nga publiku dhe me një motivim nga Blero, fillova të angazhohem me seriozitet. 

Të cilit zhanër e karakterizoni muzikën tuaj?

Labinot Ramadani: Mendoj baladë moderne urbane. 

Mund  na tregoni pak  tepër për këngën tuaj  parëAnila” dhe inspirimi për ?

Labinot Ramadani: Emigrova si i ri nga vendlindja. Dhe kurkuptova se po bëhem baba, ishte një ndjenjë tepër e veçantë, qëbesoj që mund ta kuptoj çdokush që është prind, diçka që nukpërshkruhet. U gëzova shumë kur u bëra baba dhe i këndoja herëpas here vajzës time, Anilës. Kështu mendova që t’ia bëj njëkëngë dedikuese asaj. Ndjeja nevojën që t’a gravoj diku këtëemocion dhe dashuri që ndjeva, sepse dhe shkruaj nga pak dhetekstin e plotësoja çdo herë nga dashuria që ndjeja dhe që me jipte Anila. 

Cilat janë disa nga projektet e tjera  tua muzikore  keni?

Labinot Ramadani: Kam disa projekte të bukura dhe kur të jetëkoha e përshtatshme do t’i ndaj me publikun. 

Keni patur sukses si aktor  teatër dhe film. Si kanë qenëpërvojat  teatër dhe  ekran për ju

Labinot Ramadani: I dua të dyja si teatrin edhe filmin dhe kampatur një eksperiencë shumë të mirë. Kur je në teatër është njëemocion i veçantë që e ndjen për momentin dhe nuk e kthen dot mbrapa. Ndërsa në film është një adrenaline. Të dyja më japinnjë emocion dhe kënaqësi që rrallë. E dua aktrimin dhe e shohveten në botën e filmit.

Cilat performanca do veçonit nga shfaqet teatrale  ishin mbresëlënse për ju dhe pse?

Labinot Ramadani: Po, mund të them që shfaqja “Ku janë” me regji të Resul Jusufit, shfaqe kushtuar të zhdukurve viktimave, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri që ne gëzojmë sot, temë aktuale edhe sot. Si dhe shfaqja “Kur ska, a ka” që ka tëbëjë me izolimin si shoqëri. Dhe kjo është temë aktuale sot sepsejemi i vetmi popull i izoluar pa të drejtë në Ballkan. 

Kush ka qenë mentori juaj  ju ka mbështetur dheudhëzuar  artin e aktrimit

Labinot Ramadani: Kam bashkëpunuar me regjisorin ResulJusufi, me të ndjerin Faruk Begoli, Milihate Çena, FatmirHyseni, etj. Me z. Resul Jusufi kam konsiderate të madhe, e çmoj dhe admiroj si njeri dhe artist. Resuli ka qenë rruga ime qëm’i ka hapur të gjitha dyert si artist. Dhe ka qenë inspirimi përmua dhe e falenderoj për këtë. 

Mund  na tregoni  tepër për fillimet  aktrim dhefillimet me Teatrin Modern “Po Po”  Ferizaj

Labinot Ramadani: Aktrimin e kam filluar në vitin 2000. Kemi patur disa shfaqje të suksesshme me regji nga Fatmir Hyseni, si“Hije dhe drita”, e cila ka fituar vendin e parë. Po ashtu dheshfaqje “Futja pa lidhje del me lidhje” me regji nga Resul Jusufi, që mori vendin e parë.

Teatri modern “Po Po” në Ferizaj ka qenë i vetmi në Kosovë nëatë kohë, si teatër i mimikës, pantomimës dhe gjestikulacionit, me mimikë dhe gjeste pantomime dhe me qëndrim skenik. Nukka patur tjetër përveç këtij. Në vitin 2002 bashkë me grupinteatral kemi bërë festivalin e llojit “cirku i rrugës”, që u mbajtmend shumë. Ky ishte karnavali i parë në Kosovë, që u mbajt nëtë gjitha qytetet e Kosovës pas lufte. 

Ku e gjeni veten  shumë midis muzikës apo aktrimit?

Labinot Ramadani: Edhe teatri dhe muzika janë pjese e botëstime artistike.  Mendoj që e gjej veten në të dyja – muzika dheaktrimi, edhe te dyja si artist besoj që më kompletojnë. 

Çfarë do të thotë muzika për ju

Labinot Ramadani: Muzika është ushqimi i shpirtit, që tëinspiron për gjithçka në jetë.

Projektet e tuaj të rradhëse nëse mund t’i ndani me lexuesittanë?

Labinot Ramadani: Besoj projektin e radhës do e kem ngavjeshta, detajet e tjera do jenë surprizë.

spot_img

Most Popular

Recent Comments