Saturday, December 4, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKyeministri Kurti: Do t'iu mundësohet banim i përballueshëm 4 mijë familjeve

Kyeministri Kurti: Do t’iu mundësohet banim i përballueshëm 4 mijë familjeve

Kyeministri Kurti mori pjesë në takimin e Komitetit Këshillues të Projektit për banim social në Kosovë

Prishtinë, 26 prill 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, morën pjesë në takimin e Komitetit Këshillues të Projektit (KKP,) ku u diskutua rreth studimit të fizibilitetit për Programin e Banimit Social në Kosovë.

“Si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës dua t’ju siguroj që qasja jonë në këtë dhe mandatet tjera do të jetë progresiste. Ta bësh Kosovën të jetueshme do të thotë ta bësh Kosovën të banueshme. Nuk do ta lëmë askënd prapa, nuk do ta lëmë askënd jashtë. Do të sigurojmë banim për të gjithë. Jo vetëm strehim, por banim të dinjitetshëm. Individual e social. Për familjen. Për komunitetin. Për shoqërinë. Për Republikën”, tha kryeministri Kurti në hapje të takimit.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se gjatë mandatit të parë të qeverisjes do të mundësohet banim i përballueshëm për 4 mijë familje. Kjo do të arrihet përmes programit “120×120” dhe “150×150”, ku familjet përfituese do të bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 150 muajve. Kostoja vjetore e këtij projekti është rreth 22 milionë euro, por kjo shumë gradualisht i kthehet institucionit, i cili do të themelohet dhe ngarkohet me implementimin e projektit.

Gjatë këtij takimi, ku morën pjesë edhe Ulrika Richardson, Kordinatore për zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Omar Siddique, udhëheqës i zyrës dhe krye-këshilltar teknik në UN-Habitat, si dhe përfaqësues të ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, u prezantua dhe diskutua për progresin e deritashëm, strukturën e detajuar të raportit të studimit të fizibilitetit, si dhe hapat e ardhshëm.

Ky ishte takimi i dytë i Komitetit Këshillues të Projektit për Studimin e Fizibilitetit për Programin e Banimit Social në Kosovë, organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit) e Kosovës, mbështetur nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës dhe UN-Habitat.

spot_img

Most Popular

Recent Comments