Tuesday, October 26, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKushtetuesja pro Thaçit Qeveria Hoti i mpreh dhëmbët

Kushtetuesja pro Thaçit Qeveria Hoti i mpreh dhëmbët

Rexhep MYFTARI
Rexhep MYFTARI

Publicist

28 Maj 2020

Gjykata Kushtetuse në orën 22:29pm të dates 28 Maj 2020 merr vendim i cili favorizon Presidentin e Kosovës dhe i hap rrugën atij për tentim-instalimin e Qeverisë Hoti me nji Kryeministër marionetë i cili do të drejtohej nga Presidenti Thaçi dhe Isa Mustafa për të vazhduar me avazin e vjetër duke e degraduar edhe më tutje shtetësinë e Kosovës deri në ndarjen e saj të mbrendshme por edhe duke krhyer rrezikun e legjitimimit të humbjes se Veriut.

Ky anim i Gjykatës Kushtetuese kah Presidenti përbën kërcënim të demokracisë dhe prish balancet demokratike mes partive politike në Kosovë për dekadat në vijim.

Vendimi i sontëm vetëm sa e rëndon situatën e brisht politike në vend dhe leht mund ta dërgoj Kosovën drejt krizave të reja institucionale por edhe rritja e paknaqsise qytetare mund ta zhyt vendin në trazira civile.

Sonte filloi numrimi prapa i kohës (countdown) deri tek fundi i keq-qeverisjes dhe nëpërkëmbjes së popullit në Kosovë.

Tani e gjithë barra u bie mbi supe Vetevendosjes dhe popullit për ta penguar mundësinë e themelimit të Qeverisë Marionetë dhe për ta rrëzuar përfundimisht Rezhimin e Vjetër nga pushteti.

spot_img

Most Popular

Recent Comments