Wednesday, October 27, 2021
spot_img
HomeBotaEUKurti takoi min. e jashtëm kroat, Radman: Kroacia ia dhuron Kosovës 10...

Kurti takoi min. e jashtëm kroat, Radman: Kroacia ia dhuron Kosovës 10 mijë doza të vaksinës anti-covid

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve. 

Ministri Radman e uroi kryeministrin Kurti për fitoren dhe zgjedhjen kryeministër i Kosovës dhe bashkë me përgëzimet më të sinqerta, ia përcolli edhe lajmin e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, për donacionin prej 10 mijë dozash të vaksinës anti-covid që Kroacia e ka ndarë për Kosovën.

Duke spikatur raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, ministri Radman siguroi kryeministrin Kurti se Kroacia do të vazhdojë ta përkrahë dhe ta ndihmojë Republikën e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Ai kërkoi intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Radman dhe Kroacinë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës. Ai shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e sinqertë për donacionin prej 10 mijë vaksinash, duke e vlerësuar si lajm që sjellë optimizëm e shpresë për intensifikimin e vaksinimit, para muajve të verës, kur mërgata kthehet për pushime në Kosovë.

Dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për pozitën e pakicës kroate në Kosovë dhe për mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve në fushën e ekonomisë. 

spot_img

Most Popular

Recent Comments