Prishtinë, 17 qershor 2020
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka pritur në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Kryetari Mustafa e njoftoi z. Lajçak për qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut dhe se LDK-ja është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke.
Ndërsa z. Lajçak tha se e vlerëson që roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm.