Friday, August 14, 2020
Home KRYESORE Kryesuesi Çoçaj vizitoi Gjykatën Themelore në Prizren, Gjakovë dhe Pejë

Kryesuesi Çoçaj vizitoi Gjykatën Themelore në Prizren, Gjakovë dhe Pejë

Prishtinë, 29.07.2020 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, ka vizituar sot Gjykatën Themelore në Prizren, Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe Gjykatën Themelore në Pejë, me qëllim që të informohet nga afër rreth ndikimit të pandemisë COVID-19 në punën e gjykatave. Në këtë takim ka marr pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGjK-së, Shkelzen Maliqi.

Me këtë rast, Kryesuesi Çoçaj është pritur nga U.D Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Artan Sejrani, Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Nikollë Komoni, Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Armend Berisha, të cilët e kanë njoftuar Kryesuesin Çoçaj me situatën e përgjithshme në këto gjykata.

Temë e diskutimit gjatë këtyre takimeve ka qenë edhe puna e përgjithshme e gjyqësorit të vendit, zgjidhja e lëndëve civile dhe penale, parashkrimi i lëndëve, nevoja për staf në gjykata, pjesëmarrja e gjyqtarëve dhe stafit mbështetës në trajnime si dhe menaxhimi i këtyre gjykatave gjatë periudhës së pandemisë, duke marrë parasysh vështirësitë e shumta me të cilat po përballen këto gjykata.Kryesuesi Çoçaj ka ofruar mbështetjen e plotë për kryetarët e gjykatave në fjalë, në mënyrë që të gjitha gjykatat themelore të vendit të rrisin efikasitetin dhe të menaxhojnë sa më mirë punën e tyre gjatë kësaj periudhe. Mes diskutimeve të tjera që ndërlidhen me punën e gjyqësorit, Kryesuesi Çoçaj kërkoi nga kryetarët e gjykatave që organizimin e punës ta bëjnë në përputhje me vendimin e Këshillit, Planin emergjent për menaxhimin e krizës, vendimin e Qeverisë dhe Manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19.   

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Mitrovica e Veriut Beteja e Fundit për Pavarësinë e Kosovës (19 Shkurt 2019)

Serbia ndanë në Baza Etnike edhe Rrymën në Veri të Mitrovicës Mitrovicë Veriore 19 Shkurt 2019

Qeveria 365mil. €uro për rimëkëmbje ekonomike

Në mbledhjen elektronike, mbledhja e 23-të e radhës, e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nën drejtimin e Kryeministrit Avdullah Hoti, është miratuar...

Fermerët e Mitrovicës së Veriut aplikojnë në Jug për Subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) njofton të gjithë fermerët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut se...

Ministri Veliu takoi ministrin e Shëndetësisë, z.Armend Zemaj.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe aktiviteteve tëkoordinuara nga Grupi Ndër-Institucional për Menaxhimin e...

Recent Comments