Monday, August 2, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKryeministri Kurti vizitoi shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren e cila po...

Kryeministri Kurti vizitoi shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren e cila po ofron mësim online

Prizren, 19 maj 2020

Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Hykmete Bajrami dhe ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal. Znj. Emilija Redzepi, vizituan sot shkollën fillore “Emin Duraku”, në Prizren. Aty u mirëpritën nga Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, znj. Xhemile Thaçi-Vezkishi, Drejtori i Shkollës, z. Rrahim Bekteshi dhe zv. Drejtori, njëherësh edhe koordinatori për mësimin online në gjuhën Turke, z. Akif Gash. 

Shkolla fillore “Emin Duraku” ka filluar përgatitjen dhe realizimin e mësimit online që nga 12 marsi i këtij viti. Si një nga shkollat më të mëdha të komunës së Prizrenit, ajo ofron mësim për nxënësit e nivelit shkollor fillor në dy gjuhë, shqip dhe turqisht.  E njëjta, që nga përhapja e pandemisë COVID-19 në Kosovë, është përshtatur në studio për xhirimin e video mësimeve në tri gjuhë; shqip, turqisht dhe boshjankisht. Materialet mësimore të xhiruara në këtë shkollë janë shumë të vlefshme për komunitetet jo shumicë. Vetëm nga komuna e Prizrenit nga mësimi online përfitues të drejtpërdrejtë janë 2127 nxënës të komunitetit Boshnjak, 1387 nga komuniteti Turk dhe 657 nga ai i Rom, Ashkali dhe Egjiptas, të cilët së bashku përbëjnë 15% të totalit të nxënësve të shkollave fillore në këtë komunë. Sipas matjeve, 90% e nxënësve po e përcjellin mësimin online. 

Kryeministri në detyrë Kurti i falënderoi drejtorin, zv. drejtorin dhe mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë kohës, e në veçanti gjatë kohës së pandemisë. Mësimdhënësit gjithmonë bartin një barrë me peshë të madhe për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, dhe për këtë u jemi gjithnjë e gjithmonë mirënjohës.

spot_img

Most Popular

Recent Comments