Tuesday, October 27, 2020
Home KRYESORE Kryeministri Kurti, vizitoi Komunën e Prishtinës

Kryeministri Kurti, vizitoi Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 28 maj 2020

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, vizituan Komunën e Prishtinës dhe kryetarin e saj, z. Shpend Ahmeti.

Gjatë takimit dhe bisedës u diskutua për zhvillimet në vend, për punën e qeverisë dhe të komunës. Vëmendje e veçantë iu dha diskutimit mbi COVID-19. Në këtë drejtim u fol për efektin e masave të marra deri tani, vendimin për lirimin gradual të tyre, dhe rëndësinë e adresimit të nevojave të ekonomisë për rimëkëmbje. Për këtë të fundit do të kujdeset pakoja e rimëkëmbjes e cila shumë shpejt do të publikohet dhe votohet në qeveri.

Kryeministri në detyrë bëri thirrje për vigjilencë të shtuar pikërisht tani që po lehtësohen masat kundër COVID-19. Gjasat që virusi të kthehet shtohen, nëse kujdesi bie. Andaj, qytetarët duhet të vazhdojnë me përgjegjësi të njëjtë të respektojnë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë aq sa edhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të cilat udhëzojnë që të mbahet distanca fizike dhe të shmangen grumbullimet dhe vizitat familjare.

Qeveria ka bashkëpunuar me të gjitha komunat e Republikë së Kosovës, por një bashkëpunim të veçantë e ka pas me Komunën e Prishtinës. I njëjti bashkëpunim do të ndodh edhe gjatë muajit qershor, muaj i liberalizimit të masave, kur nevoja për bashkërendim të veprimeve është thelbësore.

Call: +38349676773

Most Popular

KM Hoti bëri homazhe tek shtatorja e Ukë Bytyçit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe Kryetari i Komunës...

Lehtësohet qasja në informata rreth lëndëve në gjykata

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), me mbështetjen e Programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë, sot në orët e pasdites,...

Kryetari Mustafa përkujton veprimtarin, Ukë Bytyçi

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në 18 vjetorin e vrasjes përkujton veprimtarin e LDK-së, ish-kryetarin e Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçin. 

Policia gjoba si karamele

Sot Policia e Kosovës në Mitrovicë është duke gjobitur qytetaret furishëm duke i denuar edhe kembēsoret por edhe personat në vetura të...

Recent Comments