Tuesday, October 26, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKryeministri në detyrë Kurti vizitoi fermën e familjes Abazi,

Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi fermën e familjes Abazi,

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, nën shoqërimin e zëvendësministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Imri Demelezi, kryetarit të Odës Veterinare të Kosovës, z. Arben Sinani, dhe nën kryetarin e kësaj ode, z. Arsim Ademi, vizituan fermën e familjes Abazi, në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Ferma e familjes Abazi ka 12 lopë qumështore, 8 viça, 300 pula e shpezë të tjera dhe 12 hektarë tokë të punueshme me grurë, miser dhe livadhe.

Përkrahja prodhimeve ushqimore vendore nga ferma deri në konsum është e rëndësishme për mirëqeniet e familjeve, zhvillimin lokal e atë rural. Fermat e vogla dhe me llojshmëri të ndryshme të produkteve duhet të kenë mbështetje edhe më shumë.

Përballja me pandemi, na ka rikujtuar rëndësinë e prodhimit vendor. Prandaj, këtë përballje duhet ta shohim edhe si një rast të mirë për riorientim të ekonomisë sonë. Përmes Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe politikave përcjellëse, ne, nuk do të synojmë vetëm kthimin në gjendjen e mëhershme, por do ta synojmë edhe zhvillimin e mëtutjeshëm të saj.

12 lopë qumështore, 8 viça, 300 pula e shpezë të tjera

spot_img

Most Popular

Recent Comments