Monday, January 18, 2021
Home KRYESORE Kryeministri Kurti vizitoi Autoritetin e Aviacionit Civil

Kryeministri Kurti vizitoi Autoritetin e Aviacionit Civil

Prishtinë, 18 maj 2020

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, z. Lumir Abdixhiku dhe zëdhënësi i Qeverisë, z. Përparim Kryeziu kanë vizituar sot Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, ku është i pari Kryeministër që viziton këtë agjenci tejet të rëndësishme. Aty u pritën nga u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm, z. Arianit Islami, zv. Drejtori i Përgjithshëm, z. Xhelil Ukmata, Kryesuesi i Bordit Mbikqyrës, z. Samed Dalipi, anëtarë tjerë të bordit dhe drejtorët e departamenteve.

kurti: si Qeveri e Republikës së Kosovës duam ta forcojmë shtetin dhe për këtë arsye Aviacioni Civil është tejet i rëndësishëm për ne

Gjatë takimit me u.d. Drejtorin e Përgjithshëm e më pas edhe me përfaqësuesit tjerë të lartpërmendur, Kryeministri në detyrë z. Kurti dhe ministri në detyrë z. Abdixhiku u njoftuan me format dhe mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, sfidat buxhetore dhe të kapaciteteve njerëzore të kësaj agjencie e cila është shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit dhe sigurinë e transportit ajror. Ata po ashtu u njoftuan edhe për vendimin e marrë së fundi për shfuqizimin e rregullores për organizimin e brendshëm të agjencisë e cila ishte miratuar në korrik të vitit 2019, por që e njëjta ishte në shpërputhje me legjislacionin në fuqi.

Kryeministri në detyrë Kurti ofroi mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së tij për këtë agjencion.  Fakti që kjo vizitë po ndodh që në javën e parë të emërimit të u.d. Drejtorit të Përgjithshëm, z. Arianit Islami, pas shkarkimit të atij paraprak, është shprehje e kësaj mbështetjeje ndaj detyrave të rëndësishme të këtij institucioni të rëndësishëm. Në fund, Kryeministri shtoi se si Qeveri e Republikës së Kosovës duam ta forcojmë shtetin dhe për këtë arsye Aviacioni Civil është tejet i rëndësishëm për ne.

Most Popular

Recent Comments