Monday, September 27, 2021
spot_img
HomeTrendeKombëtareKryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës do të kurojë një program vjetor dhe...

Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës do të kurojë një program vjetor dhe të përhershëm për nder të Bekim Fehmiut

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në nderim të aktorit Bekim Fehmiu. 

Familjarë e miq të aktorit, përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe komunitetit artistik të Kosovës u mblodhën në Kino Armata në kryeqytet, për të shënuar ditëlindjen e 85-të të aktorit. 

Në një fjalë rasti, Kryeministri Kurti vlerësoi figurën e Bekim Fehmiut, si një nga figurat qendrore të  identitetit tonë kulturor. 

“E ndiej si obligim edhe personal edhe shtetëror nderimin, mbrojtjen dhe dokumentimin e jetës dhe veprës së Bekim Fehmiut. Duke e mbrojtur figurën e tij, ne e nderojmë kombin dhe në të njëjtën kohë i promovojmë vlerat tona kulturore në botë”, tha kryeministri Kurti.  

Ai bëri të ditur se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e kulturës, me kujdes do të kurojë një program vjetor dhe të përhershëm për nder të Bekim Fehmiut, duke shtuar: “Të frymëzuar nga vepra dhe suksesi i tij ndërkombëtar, duke u kujdesur për figurën e tij, do të ngrisim edhe krijimtarinë filmike në nivelin më të lartë të prioritetit shtetëror”.  

Bekim Fehmiu, me talent të rrallë artistik, pati një karrierë të spikatur me mbi 40 filma, me filmin “Mbledhësit e puplave” që mori dy çmime në Festivalin e Filmit në Kanë dhe nominim për Oskar, luajti në tetë seri televizive, duke veçuar mini-serinë e njohur “Odyssey” dhe shumë shfaqje teatrore të cilat përshkuan gjithë Evropën, në veçanti edhe Holivudin.  

spot_img

Most Popular

Recent Comments