Wednesday, October 27, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e disa televizioneve lokale

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e disa televizioneve lokale


Prishtinë, 31 maj 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e disa televizioneve lokale/rajonale, në krye me z. Nexhmedin Spahiu.

Në takim u diskutua për rolin dhe rëndësinë e mediave lokale në forcimin e demokracisë, mbikëqyrjen e transparencës e llogaridhënies së qeverive lokale, dhe për pengesat e sfidat me të cilat përballen televizionet lokale e rajonale.

Z. Spahiu e njoftoi kryeministrin Kurti me problemet që i kanë shkaku i moszbatimit të ligjit nga operatorët e shpërndarjes së shërbimeve mediale audiovizuale, në veçanti me renditjen, siç tha ai, të paligjshme të kanaleve televizive nëpër platforma.

Z. Spahiu tërhoqi vërejtjen për rrezikun dhe dëmin që sjellë krijimi i monopoleve për transmetuesit televizivë lokalë e rajonalë. Siç tha ai, Ligji për mediat u jep përparësi transmetuesve audiovizualë vendorë, prandaj ata nuk kërkojnë favore, por vetëm zbatim të ligjit.  

Kryeministri Kurti theksoi se ndryshimi që ka ndodhur më 14 shkurt dhe mandati i fuqishëm që na e dha populli, nënkuptojnë zbatim të përpiktë të ligjit në të gjitha fushat dhe në të gjitha institucionet. Ai i siguroi pronarët medial se do të angazhohet vazhdimisht që mediave vendore t’u krijohen kushte të favorshme dhe të barabarta të punës e veprimit.   

spot_img

Most Popular

Recent Comments