Friday, October 30, 2020
Home KRYESORE Kryeministri Kurti përkujtoi Masakrën e Dubravës

Kryeministri Kurti përkujtoi Masakrën e Dubravës

Dubravë, 22 maj 2020

Sot, Kryeministri në detyrë z. Albin Kurti vizitoi Burgun e Dubravës dhe bëri homazhe në përkujtim të Masakrës së Dubravës e cila ndodhi 21 vjet më parë. Kryeministrin e shoqëruan edhe të mbijetuarit Enver Dugolli e Shaban Beka, si dhe bashkëveprimtarët e Prof.Ukshin Hotit, Prof. Ekrem Kryeziu, z. Mentor Kaçi dhe z. Ali Kryeziu.

Masakra e Dubravës është një prej episodeve më të tmerrshme të historisë sonë. Pikërisht 21 vjet më parë, më 22 maj 1999, forcat serbe për disa ditë maltretuan fizikisht dhe psiqikisht të burgosurit, para se t’i ekzekutonin më shumë se 100 prej tyre.

Të mbijetuarit nëpër vite kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar në ato ditë, kur të gjithë janë mbledhur në fushë afër pavijonit të fundit dhe kanë kaluar orët të trembur, bashkë më të vdekurit.

Përkundër gjithë këtyre rrëfimeve që janë dëgjuar ndër vite, e që u thanë edhe sot, në aspektin e drejtësisë, Masakra e Dubravës është trajtuar vetëm në procedurën gjyqësore kundër Sllobodan Millosheviq në Tribunalin e Hagës, proces ky i cili ka mbetur i papërfunduar.

Asnjë gjurmë nuk shihej sot nga kjo masakër, marrë parasysh që pavijonet e Burgut të Dubravës kanë qenë ndër të parat që janë rindërtuar menjëherë pas luftës, duke pamundësuar kështu ruajtjen e gjurmëve dhe ngjarjeve që do të na shërbenin për kujtesën kolektive.

Ne do të angazhohemi që të shohim rikthimin e fokusit tek ruajtja dhe kujtimi i asaj që ka ndodhur, duke shikuar mundësitë se si kjo mund të bëhet edhe fizikisht në Burgun e Dubravës

Call: +38349676773

Most Popular

5 Libra Falas nga JusufBuxhovi.com

Jusuf Buxhovi, Shkrimtari ynë i famshëm dhe njëri ndër historianët më kredibil i të gjitha kohërave botoi në web faqen e tij...

Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020

Shuhet në moshën 92 vjeçare Gjigandi i muzikë shqipe AVNI MULA. I lindur më 4 janar të vitit 1928...

Qeveria miratoi Projektligjin për ndarjet buxhetore për v. 2021

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, ka mbajtur sot mbledhjen e  të rregullt, të 38-tën me radhë,...

Dialog n’mes të një Trump-isti dhe Biden-isti shqiptar

Avni AbaziNew York FB Ndaleshim para ekranit duke degjuar politikanët dhe mundoheshim me...

Recent Comments