Monday, May 17, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKryeministri Kurti ka pranuar letër urim nga pastori dr. Femi Cakolli, kryetar...

Kryeministri Kurti ka pranuar letër urim nga pastori dr. Femi Cakolli, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga pastori dr. Femi Cakolli, kryetar i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës.

Me këtë rast, në emër të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës, Pastori Cakolli ka përgëzuar Kryeministrin Kurti për zgjedhjen në krye të Qeverisë dhe konstituimin e të gjitha institucioneve të nivelit qendror, duke theksuar se presin lidership shembullor, vizionar dhe frymëzues. Ai gjithashtu e ka falënderuar kryeministrin Kurti për mesazhin e publikuar me rastin e festës së Pashkës – Ringjalljes së Krishtit dhe e ka ftuar për vizitë në një kohë të përshtatshme.

spot_img

Most Popular

Recent Comments