Monday, September 27, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKryeministri Kurti bisedoi me z.Zoran Zaev

Kryeministri Kurti bisedoi me z.Zoran Zaev

Prishtinë, 25 maj 2020

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe kryetari i Unionit Social Demokratik të Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, zhvilluan sot bisedë telefonike.

Gjatë saj, ata diskutuan për menaxhimin me COVID-19 në të dy vendet. Kryeministri në detyrë Kurti dhe qeveria e tij u përgëzuan për menaxhimin shembullor me pandeminë. Z. Zaev e njoftoi Kryeministrin në detyrë Kurti se Maqedonia e Veriut është ballafaquar me pandeminë me një Qeveri teknike në detyrë, por se shpejt do të përcaktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat priten të mbahen në korrik të këtij viti.

Në rrafshin e bashkëpunimit fqinjësor dhe rajonal, z. Zaev i ofroi Kryeministrit në detyrë Kurti gatishmëri për bashkëpunim dhe mbështetje të plotë. Ai tha se ka respekt të veçantë për Kosovën dhe popullin e saj. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve fqinjësore ashtu sikurse kanë edhe qëllim të përbashkët anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Prandaj edhe bashkëpunimi dhe koordinimi janë të rëndësishëm. 

Aty u diskutua edhe tema e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri në detyrë Kurti dhe z. Zaev u pajtuan se dialogu është i suksesshëm atëherë kur prodhon një marrëveshje të pranueshme e largpamëse, dhe një marrëveshje të qëndrueshme si për palët e përfshira në të ashtu edhe për rajonin.

spot_img

Most Popular

Recent Comments