Tuesday, April 20, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKryeministri Kurti bisedoi me Presidentin e Maqedonisë z.Stevo Pendarovski

Kryeministri Kurti bisedoi me Presidentin e Maqedonisë z.Stevo Pendarovski

Prishtinë, 21 maj 2020

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski. 

Gjatë bisedës, ata diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale dhe fqinjësore. Vëmendje e veçantë iu dha situatës së krijuar në të dy vendet pas përhapjes së pandemisë COVID-19. Kryeministri në detyrë Kurti dhe Presidenti Pendarovski i komunikuan njëri-tjetrit gjendjen me COVID-19, masat që institucionet qeverisëse të vendeve respektive kanë ndërmarrë për luftimin dhe menaxhimin e kësaj pandemie, dhe rimëkëmbjen pas saj.

Bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm, por veçanërisht në kohë të sotme. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për marrëdhënie bilaterale me fqinjët e saj dhe të jetë faktor kyç dhe kontribut-dhënës në regjion.  

spot_img

Most Popular

Recent Comments