Monday, April 12, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKryeministri Kurti bisedoi me Kryeministrin e Sllovenisë, z.Janez Janša

Kryeministri Kurti bisedoi me Kryeministrin e Sllovenisë, z.Janez Janša

Prishtinë, 27 maj 2020

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti sot zhvilloi një bisedë me Kryeministrin e Sllovenisë, z.Janez Janša.

Në një bisedë telefonike, kryeministri në detyrë Kurti dhe kryeministrin Janša biseduan për menaxhimin e pandemisë dhe masat për rimëkëmbjen ekonomike. Sllovenia do t’i hapë kufijtë me kujdes pasi për momentin nuk ka raste të reja të infektimeve.

Nga ana e tij, Kryeministri Janša e përgëzoi Kryeministrin në detyrë Kurti për punën e mirë dhe uroi që Kosova të dalë sa më mirë nga situata e krijuar.

U bisedua edhe për dialogun me Serbinë. Kryeministri Janša theksoi se qëndrimet e Sllovenisë janë të qarta. Janša theksoi se nga viti i ardhshëm Sllovenia do ta ketë kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteti i tij do të përqendrohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal si dhe integrimin e tij në BE.

spot_img

Most Popular

Recent Comments