Tuesday, October 20, 2020
Home KRYESORE Kryeministri Kurti bisedoi me fëmijë dhe ua uroi atyre 1 Qershorin

Kryeministri Kurti bisedoi me fëmijë dhe ua uroi atyre 1 Qershorin

Prishtinë, 01 qershor 2020

Sot, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, nëntëmbëdhjetë fëmijë patën rastin të dëgjohen nga Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë. Dëshira për t’u dëgjuar është më e përhapura nga të gjitha dëshirat tona shoqërore. Secili nga ne duam zëri ynë të dëgjohet, që roli ynë të njihet e kontributi ynë të vlerësohet.

Fëmijët ishin të moshave nga 4 vjeç deri 13 vjeç. Takimi filloi me pyetjet e kryeministrit për fëmijët, kryesisht në lidhje me mësimin në kohë pandemie. Fëmijët u dakorduan me njëri-tjetrin se mësimi në shtëpi ka qenë më sfidues sesa mësimi në shkolla, sepse aty mund të shtjellohen dhe diskutohen temat me mësueset dhe moshatarët. Megjithatë, duke qenë në një situatë të pazakontë, edhe nxënia e mësimit u deshtë të bëhet në një mënyrë të pazakontë, por gjithsesi të suksesshme.

Pastaj, secili nga fëmijët pati mundësi t’i bënte pyetje kryeministrit. Ato ishin nga më të ndryshmet. Nga pyetje për fëmijërinë e kryeministrit dhe ëndrrat e tij si fëmijë dhe këshillat e tij që ai ia jep vajzës së tij, e deri te të drejtat e fëmijëve dhe se çfarë mund të bëjnë ata për të ndihmuar situatën e krijuar nga COVID-19.

Në fund të takimit, kryeministri u uroi atyre 1 Qershorin, derisa stafi i Kabinetit të Kryeministrit ndau për ta disa dhurata, përfshirë libra, fletore dhe kimikë.

Call: +38349676773

Most Popular

Albin Kurti: Votoni për Joe Biden

Albin Kurti nxitë Shqiptarët e Amerikës që ta votojnë z.Joe Biden për President. z.Kurti thot votoni për Biden sepse ai paraqet vlerat...

KM Hoti: Qeveria afër bizneseve dhe qytetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të udhëhequr nga kryetari i saj,...

12 komuna me pajisje të reja teknologjike për shkolla të mesme

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot janë nënshkruar 12 memorandume bashkëpunimi me 12 komuna të Kosovës, duke u mundësuar secilës prej...

iKSHPK bëhet me PCR UNIVERZAL/VIRAL

UNDP i dorëzon Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike komplete PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave për COVID-19 blerja e të cilave është...

Recent Comments