Thursday, August 13, 2020
Home KRYESORE Kryeministri Hoti: T’i respektojmë masat - jeta është mbi të gjitha

Kryeministri Hoti: T’i respektojmë masat – jeta është mbi të gjitha

Prishtinë, 31 korrik 2020

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Klinikën Infektive, për t’u njoftuar nga afër për situatën në menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se kishte ardhur për të takuar stafin shëndetësor që edhe në këtë ditë feste janë në krye të detyrës, në front, të cilin nuk mund ta lënë.

“E di që janë lodhur, tash e gjashtë muaj përballen me këtë situatë. Unë jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë, për të dëgjuar vlerësimin e tyre për situatën nëpër të cilën po kalojmë, parashikimet për javët dhe muajt e ardhshëm dhe përgatitjet që ne duhet të bëjmë”, tha kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti, më tej tha se gjendja është e rëndë, derisa ka falënderuar të gjithë qytetarët për respektimin e masave edhe në këtë ditë feste.

“Apeli që kemi bërë si Qeveri bashkë me të gjitha institucionet tjera dhe akterët e përfshirë në menaxhimin e kësaj situate, ka dhënë efekt. Unë shpresoj të vazhdoj kjo gjendje, që njerëzit plotësisht t’i respektojnë masat, të jenë të vetëdijshëm se jeta është mbi të gjitha dhe se vetëm kështu ne mund ta menaxhojmë këtë situatë”, tha kryeministri Hoti.

Pasi ka falënderuar të gjithë stafin shëndetësor për punën që po bëjnë, kryeministri Hoti i ka uruar ata edhe për festën e Bajramit, duke thënë se “ndonëse nuk janë afër familjeve të tyre, por duhet të jenë në vendin e tyre të punës për të kryer një mision kombëtar për t’i dalë në ballë kësaj pandemie, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre”, tha kryeministri Hoti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Osmani: Rinia është transformuesi i vërtetë i shoqërisë

“Të rinjtë janë forca e vërtetë vepruese për ndryshimet e mëdha në shoqëri”. Kështu tha sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa...

Osmani: Ushtria e Kosovës, shembull i profesionalizmit dhe i besueshmërisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, z. Anton...

Ministri Veliu priti në takim shefin e UNHCR-së dhe përfaqësuesen e OKB-së në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, z.Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, znj.UlrikaRichardson. 

BESO në Kotësi dhe Rezhimi i Vjetër

Rexhep MYFTARIPublicist Koalicioni i tanishem Qeveritar sa duket para kollapsit aq...

Recent Comments