Thursday, August 13, 2020
Home KRYESORE Kryeministri Hoti: Të falemi me zemër duke uruar që sa më shpejt...

Kryeministri Hoti: Të falemi me zemër duke uruar që sa më shpejt ta tejkalojmë këtë situatë

Prishtinë, 30 korrik 2020

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Me këtë rast, kryeministri Hoti falënderoi myftiun Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për mesazhet e qarta që vazhdimisht i ka dhënë, duke punuar me Qeverinë tash e gjashtë muaj për menaxhimin e situatës.

“E falënderoj në veçanti për mesazhin e qartë që sot dha, si lutje për të gjithë besimtarët, për ketë festë të madhe për të gjithë besimtarët, që ta respektojnë edhe vendimin e Qeverisë, edhe kërkesën që ka Bashkësia Islame. Është tepër me rëndësi ky bashkëpunim që kemi, sepse vetëm duke i bashkërenditur aktivitetet tona, ne mund të kemi sukses në luftimin e kësaj pandemie që nuk është vetëm te ne, por në nivel global”, tha kryeministri Hoti.

Më tej, kryeministri Hoti theksoi se “po bëjmë të pamundurën me ekspertë shëndetësorë, ministri i Shëndetësisë bashkë me kolegë nga Instituti, nga shërbimi spitalor, nga spitalet regjionale, po bëjnë të pamundurën për të ofruar shërbime për ata qytetarë që kanë nevojë”.

“Ne duhet t’u ndihmojmë stafit shëndetësor për të mos i ngarkuar më shumë dhe e kam thënë edhe herë të tjera, se jemi në limite të kapaciteteve të institucioneve tona shëndetësore dhe e vetmja mënyrë për ta tejkaluar këtë situatë është duke bashkëpunuar, duke respektuar në përpikëri udhëzimet që i jep stafi shëndetësor, IKSHKP-ja”, tha kryeministri Hoti.

Po ashtu, kryeministri Hoti pohoi se “nesër do t’i bëjmë lutjet tona, por do të falemi me zemër nëpër shtëpitë tona, me të dashurit tanë, duke uruar që sa më shpejt ta tejkalojmë këtë situatë dhe të kthehemi në ceremonitë dhe lutjet tona të zakonshme”.

Duke uruar besimtarët islamë për festën e Kurban Bajramit, kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, tha se “ndonëse nuk do të ketë falje të namazit të Bajramit, kërkoj nga të gjithë që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, të mos shkojnë për vizita te njëri-tjetri dhe t’i respektojnë masat, rekomandimet dhe këshillat e dala nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK-ja, nga Bashkësia Islame dhe të gjitha institucionet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Osmani: Rinia është transformuesi i vërtetë i shoqërisë

“Të rinjtë janë forca e vërtetë vepruese për ndryshimet e mëdha në shoqëri”. Kështu tha sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa...

Osmani: Ushtria e Kosovës, shembull i profesionalizmit dhe i besueshmërisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, sot vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes, ku u prit nga ministri i Mbrojtjes, z. Anton...

Ministri Veliu priti në takim shefin e UNHCR-së dhe përfaqësuesen e OKB-së në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, z.Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, znj.UlrikaRichardson. 

BESO në Kotësi dhe Rezhimi i Vjetër

Rexhep MYFTARIPublicist Koalicioni i tanishem Qeveritar sa duket para kollapsit aq...

Recent Comments