Tuesday, October 20, 2020
Home KRYESORE Kryeministri Hoti: Rruga Deçan–Plavë, projekt i rëndësishëm për trojet shqiptare

Kryeministri Hoti: Rruga Deçan–Plavë, projekt i rëndësishëm për trojet shqiptare

Deçan, 16 qershor 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në përurimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës Deçan–Plavë. 

Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Hoti tha se është i nderuar të marrë pjesë në përurimin e kësaj rruge, projekt ky i rëndësishëm për trojet shqiptare.  
“Jam vërtet i nderuar që në ditët e para të mandatit e përurojmë një projekt të rëndësishëm të qeverive të kaluara, disa ministra me radhë kanë punuar në këtë projekt, dhe jam shumë i nderuar që sot një pjesë të kësaj rruge e përfundojmë dhe bashkë me ministrin e Infrastrukturës morëm obligimet për të quar më tutje këtë projekt të rëndësishëm për trojet shqiptare”, tha kryeministri Hoti.

Duke e quajtur këtë rrugë të një rëndësie strategjike për të gjithë shqiptarët, kryeministri Hoti siguroi kryetarin e Komunës së Deçanit, se do të jenë së bashku për të quar deri në kufi këtë rrugë dhe bashkë me bashkëkombësit tonë matanë kufirit ta lidhin deri në destinimin e saj. 

Kryeministrit Hoti në këtë ceremoni, nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, iu nda dekorata “Rruga e jetës”.

Call: +38349676773

Most Popular

Albin Kurti: Votoni për Joe Biden

Albin Kurti nxitë Shqiptarët e Amerikës që ta votojnë z.Joe Biden për President. z.Kurti thot votoni për Biden sepse ai paraqet vlerat...

KM Hoti: Qeveria afër bizneseve dhe qytetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të udhëhequr nga kryetari i saj,...

12 komuna me pajisje të reja teknologjike për shkolla të mesme

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot janë nënshkruar 12 memorandume bashkëpunimi me 12 komuna të Kosovës, duke u mundësuar secilës prej...

iKSHPK bëhet me PCR UNIVERZAL/VIRAL

UNDP i dorëzon Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike komplete PCR UNIVERZAL/VIRAL për grumbullimin e mostrave për COVID-19 blerja e të cilave është...

Recent Comments