Saturday, January 16, 2021
Home KRYESORE Kryeministri Hoti mori pjesë në samitin virtual të partneritetit të vendeve të...

Kryeministri Hoti mori pjesë në samitin virtual të partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Prishtinë, 29 korrik 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë në samitin virtual të partneritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Këshilli Atlantik, qendër e politikës së jashtme me seli në Uashington.

Pjesëmarrës në këtë samit ishin edhe liderët e tjerë nga Ballkani Perëndimor, përkatësisht nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Në këtë samit, në të cilin u diskutua për bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor, si dhe për projektet ekonomike të Ballkanit Perëndimor që do të financohen nga SHBA-të dhe BE-ja, pjesëmarrës ishin edhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Hoti, gjatë fjalimit të tij, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për Ballkanin Perëndimor dhe zotimin e Republikës së Kosovës për intensifikimin e këtij bashkëpunimi si partner i barabartë me vendet e tjera të rajonit. Me këtë rast, ai potencoi rëndësinë e tregjeve unike në rajon, eliminimin e barrierave tregtare, funksionimin e lirive të lëvizjes dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit rajonal.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjithashtu, theksoi se Kosova tashmë i ka dërguar në BE projektet rajonale të infrastrukturës dhe realizmi i tyre do të krijonte një zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.

​ 

Most Popular

Recent Comments