Tuesday, April 13, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKryeministri Hoti: Angazhim maksimal për shëndetin dhe edukimin

Kryeministri Hoti: Angazhim maksimal për shëndetin dhe edukimin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Goran Rakiq, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë  Likaj, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, mori pjesë në takimin me kryetarët e Komunave,  në të cilin u diskutua për bashkërendimin e aktiviteteve për menaxhimin e përhapjes së pandemisë Covid-19, si dhe për përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Hoti i falënderoi kryetarët e komunave për punën që po bëjnë për ta kaluar sa më lehtë gjendjen aktuale si pasojë e pandemisë  COVID 19.

“Bashkë me ministrat sot jemi për të diskutuar me ju për tri çështje kryesore, për të cilat do të flasin ministrat veç e veç duke filluar nga zv/kryeministri Goran Rakiq, ministri Ramë Likaj dhe ministri Armend Zemaj, për tri temat kryesore që i kemi në këtë kohë të vështirë nëpër të cilën po kalojmë. Dua t’ju falënderoj sinqerisht për angazhimin që e keni bërë tash e shtatë muaj që po bëhen duke punuar 24 orë,  ju, ekipi juaj, bashkëpunëtoret, drejtorët, shtabet komunale dhe lokale që i keni në bashkëpunim të rregullt me juve”, tha kryeministri Hoti, derisa rikujtoi se tashmë janë mbajtur disa diskutime përmes platformave online. Në këtë kontekst, ai vlerësoi se është shumë mirë që sot po takohen në këtë sallë, në këtë pritje të fillimit të ri shkollor dhe në vlerësim të situatës dhe masave që i kanë marrë deri më tash sa i përket pandemisë dhe masave për menaxhimin e pandemisë COVID 19.

Po ashtu, kryeministri Hoti tha se, sigurisht, ka gjithmonë një hapësirë për  një bashkëpunim më efikas, më të mirë në mes të ministrive dhe komunave dhe për këtë shtoi se është i vetëdijshëm që për këtë po merren në baza ditore çdo ditë, çdo natë me ekipet që janë në terren për të mbikëqyrë zbatimin e masave.

“Dhe, them me kënaqësi që trendi i rasteve të reja ka filluar të bjerë, por, kjo nuk është shenjë që ne ia kemi dalë në krye dhe e kemi futur plotësisht në kontroll këtë pandemi, duke qenë se numri i rasteve me fatalitet fatkeqësisht po mbetet mjaft i lartë dhe plot familje po humbin të dashurit e tyre. Gjithashtu, jemi edhe para fillimit të  ri shkollor, ministri i Arsimit me bashkëpunëtorët e tij ka bërë një punë të mirë në studimin e përvojave të vendeve të ndryshme sa i përket fillimit të ri shkollor duke pasur parasysh edhe shëndetin e nxënësve, të arsimtarëve në shkolla, por në të njëjtën kohë për t’u siguruar që nuk mbetemi mbrapa sa i përket realizimit të planprogramit  dhe sigurimit të cilësisë në Arsim”, përfundoi kryeministri Hoti.

spot_img

Most Popular

Recent Comments