Friday, September 18, 2020
Home KRYESORE KryeKuvendarja Osmani takoi Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani

KryeKuvendarja Osmani takoi Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka pritur në një takim Auditorin e Përgjithshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, z. Besnik Osmani. Ajo përgëzoi personelin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për punën gjatë pandemisë dhe dorëzimin me kohë në Kuvendin e Kosovës të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2019.

Zonja Osmani potencoi domosdoshmërinë e rritjes së kontrollit dhe monitorimit të fondeve publike, për të siguruar se ato janë shpenzuar konform ligjeve në fuqi. Në takim u përmend edhe nevoja që të adresohen rekomandimet e Raporteve Vjetore të Auditimit të viteve paraprake. 

Ndërkaq, Auditori i Përgjithshëm, z.Osmani tha se gjatë vitit 2019, janë audituar 95 organizata buxhetore, 14 ndërmarrje publike si dhe 9 projekte të financuara nga fondet e donatorëve.  Ai njoftoi kryetaren e Kuvendit për progresin e arritur në fushën e raportimit financiar dhe mangësitë në lidhje me ekzekutimin e buxhetit.

Kryeauditori theksoi nevojën që institucionet ta forcojnë disiplinën financiare. ​

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Strategjia Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit të Terrorizmit

Ministri Veliu mbajti takimin e parë me Grupin Punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe luftimit...

SKV kërkon Arsim pa pagesë

Sot, Lëvizja studentore për barazi ‘Studim Kritikë Veprim’ së bashku me organizatat studentore ‘Reforma’, ‘UPSK’ dhe ‘Skopi studentor’ dorëzuan pranë MASh kërkesën...

Recent Comments