Wednesday, January 27, 2021
Home KRYESORE KryeKuvendarja Osmani takoi ambasadorin Joern Rohde, për nder të ditës së bashkimit...

KryeKuvendarja Osmani takoi ambasadorin Joern Rohde, për nder të ditës së bashkimit të Gjermanisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin gjerman Joern Rohde. Ajo ka uruar ambasadorin dhe popullin gjerman për 3 tetorin, Ditën e Bashkimit të Gjermanisë.

Zonja Osmani ka thënë se 30 vjetori i bashkimit të të dy Gjermanive përbën frymëzim dhe model për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave demokratike.

“Teksa sot gjermanët kremtojnë, ndonëse me sheshe më pak të mbushura , shkaku i pandemisë, ne bashkohemi me ta për të festuar këtë 30 vjetor dhe për të rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimësinë e miqësisë dhe lidhjes së fortë mes popullit të Kosovës dhe popullit të Gjermanisë”, ka thënë zonja Osmani.

Sipas saj, tre dekada më parë, Gjermania ishte prijetare në zhvillimin politik e ekonomik sepse gjermanët treguan guximin dhe vendosmërinë për të përqafuar vlerat më sublime të demokracisë. 

Një telegram me rastin e Ditës së Bashkimit të të dy Gjermanive, zonja Osmani ia ka drejtuar edhe Kryetarit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble.​

Most Popular

Recent Comments