Friday, September 18, 2020
Home KRYESORE KryeKuvendarja Osmani, takoi ambasadorin e ri të Gjermanisë, z. Jörn Rohde

KryeKuvendarja Osmani, takoi ambasadorin e ri të Gjermanisë, z. Jörn Rohde

Osmani: Roli i Gjermanisë për perspektivën evropiane dhe ekonomike të Kosovës është krucial

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë të akredituar në Kosovë, z. Jörn Rohde, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në mandatin dhe detyrën e re.

Në këtë takim u vlerësuan lart raportet bilaterale në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe ndihma që shteti gjerman ka dhënë për Kosovën në procesin e lirisë dhe shtetndërtimit. 

U vlerësua nevoja e vazhdimit dhe rritjes së bashkëpunimit institucional, në nivelin, politik, ekonomik dhe diplomatik, si dhe shkëmbimi i përvojave në disa prej fushave specifike, siç është diplomacia parlamentare në mes të dy vendeve.

Në lidhje me aktualitetin politik, u diskutua angazhimi i institucioneve të vendit dhe përballja me gjendjen e rënduar nga pandemia, si dhe nevoja imediate që institucionet të kenë top prioritet adresimin e çështjeve që ndërlidhen me pandeminë dhe gjendjen e rënduar ekonomike. 

Në raport me temën e dialogut, kryetarja e Kuvendit theksoi se roli i Kuvendit në procesin e dialogut është krucial, në raport me rritjen e transparencës dhe përmbylljes eventuale të një procesi të tillë.

U diskutua edhe avancimi i rolit të gruas në proceset politike dhe shoqërore në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Çka ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse Serbe?

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti një konferencë për media, ku deputeti Hajrulla Çeku foli për zotimet e delegacionit të z. Hoti në Uashington...

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.  Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës...

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Recent Comments