Saturday, January 16, 2021
Home KRYESORE KryeKuvendarja Osmani takoi ambasadorin e ri hungarez Jozsef Bencze

KryeKuvendarja Osmani takoi ambasadorin e ri hungarez Jozsef Bencze

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin e sapoemëruar hungarez Jozsef Bencze. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.

Kryetarja Osmani ka thënë potencuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve datojnë jo vetëm nga vitet e 90-ta, në kohën e presidentit Rugova, porse edhe nga përpjekjet e përbashkëta historike.

Ajo ka thënë se Hungaria është një prej shteteve që e ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën dhe ka shfaqur shpresën se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej.

U përmendë bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve në sferën ekonomike, kulturore dhe atë të arsimit, me zotimin se do të rritet intensiteti i këmbimit të studentëve ndërmjet të të dy shteteve. Në këtë kontekst, u diskutua për bashkëpunimin ndërparlamenatar ndërmjet Kosovës e Hungarisë dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve.​

Most Popular

Recent Comments