Friday, September 18, 2020
Home KRYESORE Kryekuvendarja Osmani bisedoi me Kryetarin e Kuvendit te Turqisë, Mustafa Şentop

Kryekuvendarja Osmani bisedoi me Kryetarin e Kuvendit te Turqisë, Mustafa Şentop

Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë, dr. Mustafa Şentop, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, në veçanti për bashkëpunimin parlamentar.

Kryetarja Osmani e falenderoi Turqinë për përkrahjen e dhënë Kosovës gjatë pandemisë, duke dhuruar donacione me material mbrojtës në kohën kur Kosova po sfidohet me situatë të rënduar në ballafaqimin me këtë virus.

Kryetari Şentop, ndërkaq, theksoi se kanë gatishmëri që t’u përgjigjen edhe kërkesave të tjera të Kosovës, qoftë për pajisje mbrojtëse, qoftë për mjekim të pacientëve.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Kryetari Şentop theksoi se dialogun e vlerësojnë si çështje të rëndësishme, ndërkaq kryetarja e Kuvendit theksoi se ky proces duhet të përfundojë me njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia, në kufijtë aktualë të Kosovës dhe duke respektuar parimin e unitaritetit të shtetit.

Të dy kryetarët u pajtuan për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërparlamentar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Call: +38349676773

Most Popular

Çka ka mbetur pa i dhënë Kishës Ortodokse Serbe?

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti një konferencë për media, ku deputeti Hajrulla Çeku foli për zotimet e delegacionit të z. Hoti në Uashington...

Promovohet libri “Mugen” i Kushtrim Thaqit

Libri fillon më një të vërtetë, por përfundon më një dyshim, paqartësi.  Pasditen e djeshme, në ambientet e Qendrës...

Kryekuvendarja Osmani takoi amb. e Zvicrrës, Thomas Kolly

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, z. Thomas Kolly. 

Live nga Kuvendi i Kosovës

Më poshtë mund ta përcjellni seancën plenare të Kuvendit të Kosovës https://www.youtube.com/watch?v=wS-9RdZsZ3A

Recent Comments