Wednesday, October 27, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKryekuvendari Konjufca: Heroi Bahri Fazliu ishte frymëzim për brezin tonë​

Kryekuvendari Konjufca: Heroi Bahri Fazliu ishte frymëzim për brezin tonë​

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i heroit të kombit Bahri Fazliu, në 23 vjetorin e rënies heroike të tij.

Kryekuvendari Konjufca vlerësoi lart veprën e heroit Bahri Fazliu, duke e renditur atë në mesin e intelektualëve dhe patriotëve më të mëdhenj të kombit shqiptar, i cili, siç tha ai, si poet, edhe poezinë e kishte frymëzuese, por edhe veprën dhe jetën e tij.

“Bahriu ishte një intelektual e patriot, çlirimtar e poet i madh i popullit tonë. Ai edhe poezinë e kishte frymëzuese, por gjithashtu edhe jetën dhe veprën e tij. Ne, brezi ynë, gjithmonë jemi frymëzuar nga jeta, veprimtaria, nga shkrimet e shumta të tij në në revistën ‘Çlirimi’. Ai ishte njëri prej themeluesve të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, ndërsa kur erdhi puna, u shqua për kontributin e tij të drejtpërdrejtë dhe të jashtëzakonshëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha ndër të tjera kryekuvendari Konjufca.

Kryetari i Kuvendit theksoi se heroi Bahri Fazliu do të kujtohet dhe nderohet gjithnjë, pasi që ai shkroi historinë tonë më të re me penë dhe pushkë, duke rënë në altarin e lirisë së kombit.

spot_img

Most Popular

Recent Comments