Tuesday, June 15, 2021
spot_img
HomeBotaEUKOSOVË, URIME PRESIDENTEN

KOSOVË, URIME PRESIDENTEN

Shkruan Skender Musliu, Bruksel.

Dje Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e jashtëzkonshme, në raundin e tretë zgjodhi Zonjës Vjosa Osmani presidente të Republikës së Kosovës. Zgjedhjen e presidentes e bojkotuan, duke mos dashur t’ia bëjnë kuorumin, Lista serbe, PDK-ja dhe AAK-ja, kurse LDK-ja me prezencën e saj, edhe pse nuk e votoi, ia mundësoi kuorumin.

PDK-ja dhe AAK-ja  janë sjellur në mënyrë skajshmërisht të papërgjegjshme,duke iu bashkuar Listës serbe, sepse  me moszgjedhjen e presidentes do t’a dërgonin vendin në një krizë institucionale, juridike dhe politike, që as vet Kushtetuta e Kosovës nuk i ka paraparë ato situata.

Edhe përkundër thirrjeve të Ambasadave të kuintit, e në veçanti të Ambasadorit Amerikan, i cili pak minuta para mledhjes së Kuvendit bëri thirrje që opozita t’ia bëjë kuorumin zgjedhjes së presidentes, opozita refuzuan t’a bëjnë këte. 

Këto veprime të partive politike opozitare, tregojnë se si këto parti kanë qeverisur përmes koalicioneve me pazare politike duke i ndarë, jo vetëm postet politike dhe institucionale, por edhe sferat e interesit, sikur tenderat, Bordet, postet diplomatike e tjera. Prandaj qytetarët, të vetdijësuar nga përvoja e hidhur,vendosën që këto parti t’i çojë në opozitë, edhe pse siç po shifet, edhe nga opozita ato po bëjnë obstrukcione të ndryshme për t’a penguar funksionimin e mirë të instituciuoneve.

Mazhoranca aktuale nuk kërkonte të bëjë pazare politike për sigurimin e votave nga opozita, siç ishte vepruar në të kaluarën me Hashim Thaqin, për zgjedhjen e të cilit, në këmbim të votave u dhanë tendera, u bënë ambasadorë, terminale doganore e tjera, por mazhoranca kërkonte që deputetët të jenë të përgjegjshëm, t’a kryejnë obligimin e tyre kushtetues duke qëndruar në sallë, konform Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ia imponon prezencën e deputetëve gjatë zgjedhjes së presidentit. 

Opozita duhet të kuptojë se koha e kontrabandimit, pazareve dhe treafikimit të votave ka marrë fund, sepse qytetarët besimin ia dhanë një klase të re, të pakorruptuar dhe të pashantazhuar politike, e cila nuk bënë kompromise në kurriz të qytetarëve.

Me rrumbullaksimin e formimit të institucioneve më të rëndësishme shtetërore në përbërje të re, repektivisht presidentit, Parlamentit dhe Qeverisë, duhet të fillojë një epokë e re e qeverisjes, të përfundojnë manipulimet me UÇK-ën dhe komandantat  që privatizuan, uzurpuan dhe kidnapuan UÇK-ën për interesa personale. Duhet dhënë fund një herë e për gjithmonë profiterave të luftës dhe plaçkitjes së shtetit, të cilët  për dy dekada indoktrinuan opinionin duke hiperbolizuar rolin e tyre dhe duke minimizuar rolin dhe kontributin e luftëtarëve dhe ushtarakëve të vërtetë. Tani e tutje UÇK-ja  duhet të jet Institucion shtetërore që nuk do të keqpërdoret për përfitime personale, sikurse në të kaluarën.

Me zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente ka fituar Republika e Kosovës bashkë me qytetarët e saj, kurse ka humbur korrupcioni dhe krimi i organizuar.

Se a do të jet Zonja Osmani presidente e të gjithë qytetarëve, tregon fjalimi i saj shumë konstruktiv, gjithëpërfshirës, unifikues në Kuvend duke iu ofruar bashkëpunim të gjitha partive politike. Nga sot e tutje shpresojmë që Zonja Osmani do të veproj konform kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese, nga aspekti partiak të jet neutrale dhe të dëshmojë karakterin unifikues.

Urime Kosovë institucionet e reja, ju priftë e mbara.

Bruksel, 5 Prill 2021                                                         Skender Musliu, jurist i diplomuar

spot_img

Most Popular

Recent Comments