Wednesday, December 1, 2021
spot_img
HomeBotaKosovë-Izrael: Zyrtarizohen Marrëdhëniet Diplomatike

Kosovë-Izrael: Zyrtarizohen Marrëdhëniet Diplomatike

Sot në Prishtinë dhe Jerusalem u bë nënshkrimi virtual i zyrtarizimit të marrëdhenieve në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Izraelit.

Ministresha Meliza Haradinaj nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit Gabi Ashkenazi nënshkruajtën virtualisht marrëveshjen duke uruar njeri tjetrin për këtë moment historik. Me këtë rast ministri Ashkenazi fton Ministreshën Haradinaj që sa më parë të hapë ambasadën e Kosovës në Jerusalem.

Disa nga urimet rreth këtij momenti Historik mund ti lexoni në vijim:


Vjosa Osmani

VJOSA OSMANI

“Në këtë ditë, ne falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për miqësinë e tyre të përjetshme dhe rolin e tyre të rëndësishëm në ndihmën për krijimin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona”, ka shkruar ajo.


Meliza HARADINAJ

Kosova po çan nyjat e bllokadës me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit, një moment ky i jashtëzakonshëm, i cili forcon subjektivitetin tonë ndërkombëtarë, rrëzon secilin argument për vendet mosnjohëse, dhe thyen zinxhirin e fushatës agresive të Serbisë kundër Republikës sonë, duke krijuar terren për njohje universale të pavarësisë.

Meliza Haradinaj

Gabi Ashkenazi

Gabi Ashkenazi

Me këtë rasht dëshiroj ti falenderoj ShBA-të për mundin e tyre për ta promovuar paqën në botë dhe për ti avanzuar marrëdheniet diplomatike me shtetin me të cilin nuk i kemi pasur para pak kohësh.


Ruben Avxhiu

Ruben AVXHIU

Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh. Përkundrazi, janë palestinezët që duhet t’i kërkojnë falje Kosovës për mbështetjen e tyre të panevojshme dhe të pamoralshme për Millosheviqin dhe nacionalizmin zjarrvënës serb në Ballkan.

spot_img

Most Popular

Recent Comments