Friday, April 16, 2021
spot_img
HomeBotaEUKONSTITUIMI I KUVENDIT

KONSTITUIMI I KUVENDIT

Shkruan Skender Musliu, Bruksel

Skender Musliu

Ashtu siç ishte paralajmëruar, dje me 22 Mars 2021 u mbajt mbledhja konstitutive e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me ç’rast Glauk Konjufca u zgjedh kryetar me 67 vota për dhe 30 kundër, tre nënkryetar me 91 vota për dhe Kryesia e Kuvendit. Po të njejtën ditë u konvokua mbledhja e rradhës e Kuvendit për formimin e Qeverisë, në të cilën me 67 vota për dhe 30 kundër, u votua Qeveria Kurti II dhe kabineti i tij qeveritar.

Gjatë mbledhjes për formimin e Qeverisë u zhvilluan diskutime rreth Ekspozes që paraqiti Albin Kurti. Por ajo që më së shumti u vërejtë, ishin diskutimet dhe kritikat të përcjellura me pyetje nga deputet të PDK-ës, LDK-ës dhe AAK-ës ndaj ekspozes dhe Albin Kurtit. Ndër depupetët që i parashtruan pyetje retorike Zotit Kurti, përveç tjerëve, ishin edhe Enver Hoxhaj, A. Tahiri, Ganimete Musliu, Bedri Hamza, Lumir Abdylxhiku, Arben Gashi, Time Kadriaj, Zotri Tahiri, Pal Lekaj, duke kërkuar nga ai që t’a jep mendimin e tij lidhur me Gjykatën Speciale të Hagës ; se a do t’ia kthejë Kosovës 8.200 ha nga Mali i Zi ; se çka mendon ai për « Zajednicën » ; se çka mendon për dialogun Kosovë – Serbi ; pse u ftua kaq shpejt mbledhja e Kuvendit për formimin e Qeverisë, e tjera.

Mirëpo për të qenë ironia edhe më e madhe, ishte se, pyetjet që ata ia parashtronin Kurtit, ai tani më i kishte përmendur shkurtimisht në ekspozenë e tij.

Injoranca dhe paradoksi i rradhës ishte, se ato pyetje përmbanin vendime antikushtetuese dhe antishtetërore, që vet partitë e tyre, madje edhe vet ata, i kishin votuar në Kuvendin e Kosovës, e që LVV-ja me Z. Kurti kanë qenë kundër. Madje kundër këtyre vendimeve të Kuvendit, LVV-ja dhe Kurti kishin protestuar për t’a penguar Kuvendin që t’i votojnë ato, për çka Albin Kurti, Albulena Haxhija dhe të tjerë u dënuan nga Gjykata.

Duhet me ia përkujtuar këtyre deputetëve, edhe pse ata shumë mirë e dijnë, se LVV-ja ka qenë kategorikisht kundër formimit të « Zajednicës », madje duke e bllokuar mikrofonin e kryeparlamentarit të atëhershëm Jakup Krasniqit, sepse Kurti thoshte se në këtë mënyrë do t’a formoni Republika srpskën të Bosnjes, në Kosovë ; po ashtu LVV-ja dhe Z. Kurti kanë qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale, duke thëne se vet këta që po e votojnë do të jenë viktimë e kësaj gjykate; LVV-ja ka qenë kundër Ligjit mbi Demarkacionin me çka iu falën 8.200 ha tokë Malit të Zi ; po ashtu LVV-ja ka qenë kundër mënyrës se si Hashim Thaqi udhëheqi dialogun me Serbinë, duke ia përkujtuar atij dhe opinionit se statusi dhe integriteti territorial i Kosovës nuk negociohen.

Çfar demagogjie politike, veprimet dhe vendimet antikushtetuese dhe antishtetërore që vet ata me partitë e tyre i kanë marrë, tani zgjidhjen apo përgjegjësinë e kërkojnë nga Zoti Kurti.
LVV-ja ka qenë më e zëshmja, mbase edhe e vetmja, që ka protestuar në Kuvend, duke përdorur edhe gazin lotësjellës kundër këtyre vendimeve, me qëllim që t’i pengojë ato, që me kohë u treguan si të dëmshme dhe antikushtetuese, sikurse ishte «Zajednica».

Është qesharake pyetja që ata parashtruan, se pse u vendos që të njejtën ditë të formohet Qeveria, pse ky nxitim. Prap duhet me ia përkujtuar këtyre deputetëve, se ka kaluar koha kur Lista serbe është pritur me ditë të tëra, që së pari ajo të konsultohet me Beogradin dhe pastaj përmes pazareve politike të bëjë koalicion me partitë shqiptare. Zotri Kurti edhe gjatë fushatës zgjedhore kishte bërë me dije se në asnjë kombinim nuk do të bëjë koalicion me Listën serbe, prandaj atyre as që iu ka dhënë shansin të konsultohen me Beogradin.

Edhe përkundër faktit se në Kuvendin e Kosovës ka deputet me eksperiencë të gjatë politike dhe parlamentare, veprimet e tyre tregojnë se ende nuk e kanë arritur nivelin e duhur të emancipimit dhe kulturës politike dhe ju mungon edukata institucionale, sepse jo vetëm që bojkotojnë Ekspozen e Zotit Kurti, por edhe kur kabineti qeveritar jep betimin para Kuvendit, ata lëshojnë sallën. Kjo tregon se sa e papërgjegjshme është klasa e jonë politike. Në të kaluarën edhe LVV-ja e ka lëshuar madje i ka penguar seancat e Kuvendit, mirëpo këtë e ka bërë për çështje madhore, për çka arsye i ka dhënë edhe Gjykata Kushtetuese, e jo për inate personale dhe partiake. Se deri ku shkon inati, tregon fakti se për Glauk Konjufcën si kryetar Kuvendi votuan 67 deputet, kurse për Sllavko Simiq nga Lista serbe për nënkryetar votuan 91 deputet !?

Kuvendi i Republikës së Kosovës është organi më i lartë ligjvënës i shtetit, nga ku burojnë të gjitha institucionet tjera, aty është vendi ku zhvillohen debate serioze, ku merren vendime të rëndësishme politike, prandaj edhe sjellja e deputetëve duhet të jet në këtë nivel. Nga sjellja e papërgjegjshme e deputetëve, në mandatin e kaluar në Kuvend nuk kanë kaluar as 10% e Ligjeve të parapara, për shkak të mungesës së kuorumit, sepse deputetët janë lanë sallamadi. Madje deputetja që shpesh shet moral në Kuvend, Ganimete Musliu, shifet në një video, që pasi është kryer mbledhja e Kuvendit, ajo hyn brenda dhe nënshkruhet, kinse ka qenë prezente në seancë, me qëllim që t’a merr mëditjen.
Papërgjegjshmërinë, demagogjinë, inatin, ironoinë…. deputeti duhet t’i lej jashta Kuvendit, kurse në Kuvend është përfaqësues i sivranit, dhe vetëm si i tillë duhet të sillet.

Bruksel, 23 Mars 2021 Skender Musliu, jurist i diplomuar

spot_img

Most Popular

Recent Comments