Në kuadër të repertorit të rregullt të skenës së vogël vijë premiera e shfaqjes në Teatrin Kombëtar të Kosovës “Koleksionisti i syve” nga Ag Apolloni; dhe me regji nga Ben Apolloni.
29 janar 2021 (E premte) ora 19:00, dhe do të përcjellet me reprizen e para me datë 30 janar 2021 ora 19:00
“KOLEKSIONISTI I SYVE”
“Koleksionisti i syve” është një histori tronditëse e një krimineli që jeton në qilarin e tij, i rrethuar me sytë e viktimave të tij të mbledhur gjatë luftës në Bosnjë dhe Kosovë. Kjo monodramë trajton dashurinë dhe krimin, jetën dhe vdekjen.
Autor: Ag Apolloni
Regjisor: Ben Apolloni
Aktor: Agron Shala
Asistent regjie: Xheraldina Krasniqi
Skenograf: Mentor Berisha
Kostumografe: Yllka Brada
Dizajni i dritave: Sherif Sahiti
Tonist: Arben Aliu
Inspicient: Bajram Mehmetaj