Tuesday, October 27, 2020
Home KRYESORE KM Hoti takoi përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë

KM Hoti takoi përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë

Prishtinë, 13 tetor 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, me të cilët diskutoi për angazhimin e Qeverisë drejt rimëkëmbjes ekonomike, si dhe krijimin e një ambienti sa më të mirë të të bërit biznes.

“Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 na obligon që të veprojmë në sinergji me të gjithë akterët, në mënyrë që të jemi sa më afër nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Ne tashmë i kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi, po ashtu i kemi aktive mjetet financiare në vlerë prej 60 milionë euro që do t’i ndihmojmë bizneset, mirëpo nuk i kemi lënë pa përfshirë edhe kategoritë e tjera në nevojë dhe komunitetet ”, tha Kryeministri Hoti.

Më tej, Kryeministri Hoti dhe të pranishmit biseduan për dialogun e institucioneve të Kosovës me sektorin privat, Ligjin për Investime Strategjike, si dhe Fondin për Garantim të Kredive, të gjitha këto në funksion të zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve.

Ndërsa, përfaqësuesit e EIC-së, duke e vlerësuar Kryeministrin Hoti për pritjen, u zotuan se mbeten partnerë serioz në proceset e zhvillimit ekonomik, si dhe garantuan thellim të bashkëpunimit të mëtejmë.

Call: +38349676773

Most Popular

KM Hoti bëri homazhe tek shtatorja e Ukë Bytyçit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe Kryetari i Komunës...

Lehtësohet qasja në informata rreth lëndëve në gjykata

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), me mbështetjen e Programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë, sot në orët e pasdites,...

Kryetari Mustafa përkujton veprimtarin, Ukë Bytyçi

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në 18 vjetorin e vrasjes përkujton veprimtarin e LDK-së, ish-kryetarin e Komunës së Suharekës, Ukë Bytyçin. 

Policia gjoba si karamele

Sot Policia e Kosovës në Mitrovicë është duke gjobitur qytetaret furishëm duke i denuar edhe kembēsoret por edhe personat në vetura të...

Recent Comments