Tuesday, December 1, 2020
Home KRYESORE KM Hoti: Qeveria afër bizneseve dhe qytetarëve

KM Hoti: Qeveria afër bizneseve dhe qytetarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve, të udhëhequr nga kryetari i saj, Agim Shahini, i cili shoqërohej nga kryetarët e degëve të AKB-së që veprojnë në Gjermani, Austri, Itali, Zvicër dhe Çeki. 

Me këtë rast, Kryeministri Hoti bisedoi me të pranishmit për gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend, përkatësisht për mbështetjen e Qeverisë ndaj sektori privat, sidomos pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri Hoti theksoi se pret që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të miratohet edhe në lexim të dytë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke spikatur faktin se ky ligj është në funksion të së mirës së qytetarëve dhe bizneseve.

Ndërkaq, kryetari Shahini, bashkë me përfaqësuesit tjerë të AKB-së, pasi që falënderuan Kryeministrin Hoti për pritjen, theksuan se nismat e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetja e vazhdueshme ndaj bizneseve është lajmi më i mirë për vendin. 

Most Popular

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Autobusi Falas në Prishtinë

Për të inkurajuar udhëtimin me autobus urban në vend të veturave dhe uljen e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Transporti Publik me...

LVV me dy fitore!

LVV doli e para në dy komuna në zgjedhjet e 29 Nëntorit 2020. Në Podujevë kandidati i LVV Prof.Shpejtim...

Recent Comments