Tuesday, April 13, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKM Hoti: Qendra e Kujtesës së Kosovës, zë i kujtimeve të të...

KM Hoti: Qendra e Kujtesës së Kosovës, zë i kujtimeve të të mbijetuarve

Prishtinë, 23 nëntor 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”, projekt ky i mbështetur edhe nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Kryeministri Hoti tha se zyrtarizmi i kësaj nisme sot e konfirmon mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për këtë çështje mjaft të ndjeshme.

‘’Le të shërbejë ky projekt si një hap përpara në përkushtimin për t’u dhënë zë kujtimeve të mbijetuarve dhe trashëgimisë së atyre që ranë, si dhe të pagjeturve, në përpjekje drejt shërimit, gjetjes së përgjigjeve të shumëpritura dhe njohjes më të thellë të historisë e të identitetit tonë’’ nënvizoi ai.

Kryeministri Hoti përgëzoi dhe vlerësoi punën e të gjithë akterëve të përfshirëve në këtë projekt të jashtëzakonshëm, pjesë e aktiviteteve në kuadër të  “Muajit të Anton Çettës”.

spot_img

Most Popular

Recent Comments