Saturday, January 16, 2021
Home KRYESORE KM Hoti kërkoi nga Bosna heqjen e vizave dhe hapjen e...

KM Hoti kërkoi nga Bosna heqjen e vizave dhe hapjen e Zyrave Ndërlidhëse

Prishtinë, 2 nëntor 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka realizuar sot një bisedë telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, z.Šefik Džaferović. 

Kryeministri Hoti e ka falënderuar z. Džaferović për nismën e tij për njohjen e  Republikës së Kosovës nga Bosnjë Hercegovina, ndërkohë që ka kërkuar vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve. 

Kryeministri Hoti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës. 

Gjatë kësaj bisede, bashkë me Kryeministrin Hoti ishin edhe Zëvendësministri i Tregtisë e Industrisë, z. Ćerim Bajrami dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Rasim Demiri. 

Most Popular

Recent Comments