Tuesday, April 13, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKM Hoti: Integrimi evropian mbetet prioritet

KM Hoti: Integrimi evropian mbetet prioritet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me Zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj, mbajti një tryezë konsultative me OSHC (Organizata të Shoqërisë Civile) për prioritetet e Agjendës së re të Reformave Evropiane (ERA II), ku i pranishëm ishte edhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, ambasadori Tomáš Szunyog.

Kryeministri Hoti, theksoi se Dialogu i Nivelit të Lartë BE – Kosovë për ERA II, nuk do të mbetet në nivel konsultimi me OSHC-në, por do të avancojë tutje, duke i bërë ata pjesë të bashkëpunimit në hartimin e planeve të veprimit dhe mbikëqyrjes.

“Integrimi evropian mbetet prioritet, krahas çështjeve me të cilat po merremi në baza ditore, veçanërisht me menaxhimin e pandemisë dhe problemet ekonomike e sociale që i ka shkaktuar ky infeksion”, tha Kryeministri Hoti.

Ndërsa Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, i cili njëherit është i ngarkuari i Kryeministrit Hoti për integrime evropiane dhe menaxhimin e instrumentit ERA II, paraqiti prioritetet e Qeverisë në këtë proces.
“Qëllimi i ERA II është që të shërbejë si një instrument për të shtyrë përpara zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe reformave tjera fundamentale që do të avancojnë procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, deklaroi Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Qasja e re e Qeverisë për përfshirje të përfaqësuesve të OSHC-së, u mirëprit dhe u vlerësua e domosdoshme për hartimin e planit të veprimit për zbatimin e Agjendës së Reformave Evropiane (ERA II).

spot_img

Most Popular

Recent Comments