Tuesday, December 1, 2020
Home KRYESORE KM Hoti arrin marrëveshje me FSSHK-në për pagesat shtesë deri në fund...

KM Hoti arrin marrëveshje me FSSHK-në për pagesat shtesë deri në fund të këtij viti

Prishtinë, 29 tetor 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të udhëhequr nga Kryetari Dr. Blerim Syla, së bashku me nënkryetarët Mr. Blerim Delija dhe Dr. Xhemajl Selmani, u pajtuan për pagesat shtesë  për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, në sistemin primar, sekondar dhe terciar, deri në fund të vitit 2020, bazuar në ligjin AntiCovid.

Duke marr në konsideratë mundësitë financiare që Qeveria e Republikës së Kosovës ka në këtë periudhë, për të mbështetur të punësuarit në sistemin publik shëndetësorë, palët u morën vesh që pagesat shtesë për muajit shtator-dhjetor të jenë si në vijim:

1.       Mjekët – 250 euro në muaj,

2.       Infermierët – 150 euro në muaj,

3.       Stafi mbështetës – 100 euro në muaj.

Kryeministri Hoti është zotuar se Qeveria në afat shumë të shkurtër kohor do të kryej edhe pagesat shtesë për stafin mbështesë, për muajit korrik dhe gusht të këtij viti.

Palët po ashtu janë dakorduar që në fillim të viti të ardhshëm,  të diskutohen mundësitë për pagesat shtesë për kohën sa do të zgjasë pandemia me Covid 19, në territorin e Kosovës.

Most Popular

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Autobusi Falas në Prishtinë

Për të inkurajuar udhëtimin me autobus urban në vend të veturave dhe uljen e ndotjes së ajrit në Prishtinë, Transporti Publik me...

LVV me dy fitore!

LVV doli e para në dy komuna në zgjedhjet e 29 Nëntorit 2020. Në Podujevë kandidati i LVV Prof.Shpejtim...

Recent Comments