Wednesday, July 28, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKJO FUSHATË ELEKTORALE KA KLASIFIKUAR DY GRUPIME POLIOTIKE!:

KJO FUSHATË ELEKTORALE KA KLASIFIKUAR DY GRUPIME POLIOTIKE!:

Persiatje:
Në prag të 14 shkurtit 2021!

Safet Sadiku

Shkruan: Safet Sadiku

-LVV dhe Lista e Vjosës, parashikohet të fitojnë 68-70 ulëse në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës!
-Lut Haziri kot e ke se 17 fshatra të Leposaviqit të Kosovës që doje t`ja jepje Serbisë në emër të njohjes, të mbetën në fyt, se ky pazar nuk do të bëhet kurrë më!
-KQZ me administratën dhe formën e vet burokratike minimalisht ju haxhon mërgimtarëve tanë mbi pesë milionë euro nga xhepi i tyre!

I. Po vjen Albini, po vjen Vjosa! Po vijnë uraganët!…

Janë ndarë taborret: kush është për shtetin e Kosovës dhe kush për pazaret me Serbinë në emër të Kosovës, siç përjetuam shumë dështime deri më tani!

1.Në grupin e parë hyjnë: Ata liderë dhe subjekte politike që duan të shkëputen nga Serbia dhe t’i shërbejnë qytetarëve dhe të punojnë për shtetin e Kosovës , të cilët në këtë grup janë LVV në krye me Albin Kurtin dhe Lista e Vjosës, të cilën e udhëheq znj. Vjosa Osmani! Pra para pikëpamjeve partiake, ideologjike, programeve zhvillimore partiake e shumë këndvështrimeve të tjera, del më përpara qëllimi se a je për funksinalitetin e shtetit të Kosovës apo kundër këtij funksionaliteti!. Dhe grupi i dytë;

2. Ata që kënaqen epshet e Serbisë duke ju nënshtruar asaj dhe duke ja plotësuar pothuaj pamëshirshëm çdo kërkesë, dhe duke bërë biznese të paligjshme me Serbinë dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës!.Në këtë grup papërjashtim bëjnë pjesë të gjitha subjektet politike dhe liderët (kush më shumë e kush më pak) që kanë qeverisur Kosovën, mbi 20 vjetët e fundit!

3. Të gjitha presionet dhe akuzat falco ndaj Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit janë të parëndësishme për momentin në këtë fushatë elektorale! Qytetarët shqiptarë e kanë arritur vetëdijsimin maksimal sa për ta bërë këtë dallim esencial, jetik në mes grupit të parë, që e do funksionalitetitn e shtetit të Kosovës dhe të grupit të dytë; ata që e dërmuan, zhvatën dhe degraduan shtetin e Kosovës, siç është më së keqi!…

II. Propaganda ekstreme e partive të pushteit përballë ndryshimeve demokratike!

1.Në bazë të parashikimeve të zhvillimeve të ditëve të fundit elektorale në Kosovë LVV dhe Lista e Vjosa Osmanit, pritet që në kushte normale të fitojnë 68-70 ulëse në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës!.Por, shqetësimi kryesor është siguria institucionale e votës! Kjo mbetët për t`u parë! Tashmë jemi dëshmitar se kërcnimet me forma sabotimi, sidomos nga KQZ në disa mbledhje të hapura janë dukur qartë! Prandaj edhe ngritja e toneve e disa liderëve gjatë fushatës, edhe nëpër studiot në TV-të e shumta po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha! (Për ilustrim mjafton ta dëgjoni të ashtuquajturin debat në mes Bilall Sherifi të Nismës dhe Visar Imerit, në cilësinë e analistit)! Shiko emisionin;“Debat Plus“RTVD,datë 7.02 2021)

2. Poashtu edhe deklarimi brutal (i para dy ditëve) dhe pa etikë i Lut Hazirit nga LDK-së ndaj Vjosa Osmanit, duke u shprehur se: „LVV e paska në dorë si zogun znj. Vjosa Osmanin, dhe sa të mbarojnë zgjedhjet do ta hedhin…etj“.(RTV Dugagjini)!Reagimi dhe sqarimi i Faton Pecit ishte shumë i arsyeshëm. Por mjerimi i Lutës është në shkallën më ekstreme të mundshme që tejkalon çdo etikë njerzore dhe politike.
Ndërkaq, ky Lutfi Haziri, dihet se është njëri nga të paguarit nga Serbia për ta përgatitur opinionin për pazar teritorial! Rikujtojmë; (L.Haziri:„Serbisë duhet me i dhënë diçka për njohje?! –A.M. Cfarë duhet me i dhënë Serbisë? L.Haziri: „Ja 17 fshatëra nga Leposaviqi…!?“ etj.,etj.(„Debat Plus“RTVD). Pa u zgjatur në citime, të cilat janë bërë monotone, sepse akuza dhe kundër akuza tashmë janë shfaqur edhe në subjekte tjera; në mes Nismës dhe PDK-së etj. Poashtu të shpeshta kanë qenë edhe arsyetimet pse u votua rënja e Qeverisë Kurti, jo njëri ka pasur të drejtë, jo pala tjetër nuk ka pasur të drejtë!…etj. etj.

3.Të gjitha këto populli i ka parë dhe i ka vuajtur dhe vuajtjet për mosfunksionalitet të shtetit të Kosovës i shohim edhe sot, çdo ditë në çdo fushë të jetës publike! Një gjë kryesore po e ngatrrojnë ose nuk po duan ta pranojnë! Nuk jemi më kurrën e kurrës për asnjë lloj servilizmi për t’i shërbyer në mënyrë të verbër Serbisë, për t`iu nënshtruar në mënyrën më të verbër pafundësisht! Populli po ulurinë dhe po ngrihet si vullkan „Duam ndryshimin, duam Kosovën pa Serbi brenda, duam Albinin, Vjosen, standardin, punësimin, funksionalitetetin e shtetit….“etj.etj. Kërkesat e qytetarëve janë të shumta!…

4.Pra, edhe akuzat sidomos nga LDK-ja që po i bëhen znj. Vjosa Osmanit! Të gjitha janë kot, dhe ju ideologët „të mendermethënshmit“ akademikët e LDK-së, edhe ju z. Lut Haziri pritni 14 Shkurtin 2021, se erdhi!. Pas kësaj date do të përballeni me drejtësinë, jo vetëm nga skandali i fundit që vjedhët në ditë me diell këtë 2.1 milonë euro dhe të gjitha të tjerat me radhë! Deklarimet publike me i dhënë tokë Serbisë, gjëja për njohje është vepër penale dhe ndiqet me ligj! Njëherë dejtësia në Kosovë do të funksionojë!…

III. KQZ-ja këtë herë ju ka harxhuar disa miliona euro mërgimtarëve nga xhepi i tyre!…

1. Të paktën minimalisht 100 000 (njëqindëmijë )votues nga mërgata e kanë kryer obligimin qytetar përmes postës duke dërguar në adresë të KQZ-së!…
Të dhënat e sakta do të presim t `i konfirmojë KQZ-ja. Bazauar në numrin e aplikuesve mendohet se edhe numrin i votuesve do të jetë ose afrohet në 200,000 (dyqindëmijë).
Sikur ky aplikim dhe votim të realizohej në formë elektronike shpenzimet e mërgimtarëve do të ishin shumë të vogla ose zero shpenzime! KQZ do të shpenzonte poashtu shumë pak! Ndërkaq dërgimi me postë ekspres nga 64 euro një postim, llogaritet se kanë aplikuar mbi 100 mijë aplikues ose kryefamiljarë, që llogaria del diku se janë harxhuar në mes 5-6 milionë eurove! Kjo lloj burokracije e KQZ-së është e papranueshme! Urojmë që kjo të jetë hera e fundit, ku mërgimtarët paguajnë kaq shumë për të dërguar votën e tyre në KQZ-në në Kosovë!…

spot_img

Most Popular

Recent Comments