Friday, May 7, 2021
spot_img
HomeKRYESOREKërcënohet me Vdekje kongresistja Amerikane Alexandria Ocasio-Cortez

Kërcënohet me Vdekje kongresistja Amerikane Alexandria Ocasio-Cortez

Alexandria Ocasio-Cortez ishte kërcënuar nga një protestues në vandalizimin e Kongresit Amerikan i cili kishte postuar në internet kërcënime për vrasjen e Kongresistes Amerikane nga Bronx NEW YORK.

Ajo është e njohur me shkurtesën AOC dhe mandatin e parë në kongres e fitoi ndaj rivalit te saj në zgjedhjet e vitit 2018. Ishte kongresistja më e re në moshë dhe doli fituese në garën kundër veteranit të politikës Joseph Crowley i cili po e mbante pozitën e kongresistit për 20 vite deri para ballafaqimit me AOC.

Lidhur me kërcnimet janë ngritur aktakuza ndaj Garret Miller nga Texas i cili sipas CNN kishte kërcënuar edhe policin i cili vrau një protestuese mbrenda kongresit.

Garret Miller nga Texas përballet me pesë akuza penale që lidhen me vandalizimin e kongresit, duke përfshirë kërcënimet me vdekje. Miller dyshohet se shkroi në Twitter, “ta vrasim AOC”, “assassinate AOC,” sipas dokumenteve të gjykatës.

Rreth të arriturave të AOC në kongres mund të mësoni këtu:

spot_img

Most Popular

Recent Comments