Wednesday, December 2, 2020
Home KRYESORE Kënga "Çetnike" në Radio Lidhjet e Policisë në Chicago të Amerikës

Kënga “Çetnike” në Radio Lidhjet e Policisë në Chicago të Amerikës

31 Maj 2020

Kënga “Çetnike” e cila thërret për Gjenocid ndaj Boshnjakëve gjatë kohës së luftërave në ish-Jugoslavi u përdor si mjet propagande dhe interferoi në Radio Lidhjet e Policisë në Chicago të Amerikës gjatë protestave të cilat eskaluan dje në Chicago.

Kjo këngë është e njohur me emrin Remove the Kebap në Anglisht ndërsa në Sërbisht titulli i saj origjinal është: Zoti është Sërb / Bog je Srbin e cila është përdorur gjatë luftërave në Bosne e Hercegovinë si mjet propagandues dhe nixtës për të ushtruar gjenocid kundër Boshnjakëve por edhe ndaj Kroatëve.

Kjo këngë është adoptuar edhe nga grupe NeoNaciste dhe të Ekstremit të Djathtë si Himn për pastrim etnik të të gjithë muslimanëve, më shumë në WikiPedia

Në cicërimën e tij Jasmin Mujanovic në mes tjerash thekson se kjo këngë lavdëron liderin Radovan Karagjiq dhe e njejta këngë ishte përdorur për motivim nga Sulmuesi në Christchurch, Zeland e Re, para sulmit në dy Xhamia ku i kishte vrar 51 musliman dhe 49 të tjerë kishin mbetur të lënduar me 15 Mars 2019.

Most Popular

Black Friday vs White Cuma

Rexhep MYFTARIPublicist Fillimi i një trendi të Ri apo çka fshihet prapa...

Rrenacak, i marrë apo te dyjat bashkë!

Bill Barr Prokurori i Përgjithshëm sulmohet brutalishtë në emisionin e Lou Dobbs. Dobbs ne FoxTV e quan Prokurorin gënjeshtar, budalla apo te...

Kosovo for Dummies

– Shfaqja më e re e Teatrit të Qytetit të Gjilanit  Drama / komedia e autorit Jeton Neziraj,...

Baleti Kombëtar i Kosovës, 48 vite histori suksesi

Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës tashmë ka deportuar në skenën kulturore ndërkombëtare duke mahnitur me çdo shfaqje të realizuar me mjeshtëri. Trupa është formuar nga Ahmet Brahimaj “Artist i Merituar” në vitin...

Recent Comments