Tuesday, October 26, 2021
spot_img
HomeKRYESORE"Kadri Zeka" mban provimet në sallat e Universitetit

“Kadri Zeka” mban provimet në sallat e Universitetit

Në Universitetin “Kadri Zeka”  kanë filluar të mbahen provimet e afatit të  Prillit, duke u kthyer nëpër sallat e Universitetit, pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj virusit COVID-19, dhe në bazë të  udhëzimeve të caktuara nga Menaxhmenti i Universitetit dhe Kolegjiumi i Dekanëve të njësive akademike në takimin e mbajtur online, më 26.05.2020.

Nëpër sallat ku janë organizuar provimet, numri  i studentëve është përcaktuar nga Dekanët e Njësime Akademike, gjithnjë duke e ruajtur distancën mes tyre.

Po ashtu secili studentë por edhe profesorët janë pajisur  me masat mbrojtëse, derisa nëpër vendet adekuate të objektit janë vendosur edhe dezinfektues.

Ndryshe Senati i Universitetit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur më 18.05.2020, ka marrë vendim që të lejoj  Afatin e Prillit për paraqitja  e dy provimeve.

spot_img

Most Popular

Recent Comments