Tuesday, April 13, 2021
spot_img
HomeKRYESOREJuristi Zemaj larg duart nga Fakulteti i Mjekësisë

Juristi Zemaj larg duart nga Fakulteti i Mjekësisë

Tanimë të gjithë e kemi kuptuar se Ministri aktual i Shëndetësisë Armend Zemaj është aventurier. Kjo pasi Zemaj është jurist me profesion, por në kohë të pandemisë globale e cila rastisë të ndodhë shumë rrallë ai zgjodhi të bëhet Ministër i Shëndetësisë, ndonëse nuk e kishte fituar besimin e qytetarëve për këtë.

Sesa i suksesshëm mund të jetë një jurist në shëndetësi e tregon fakti që tani ky Ministër njihet si “Ministri Zezaj” për shkak të shifrave rekorde me COVID-19 dhe numrit të madh të vdekjeve në Kosovë. Fatkeqësisht duket se ai aventurën e tij dëshiron ta vazhdojë edhe në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ai njofton se ka bërë kërkesë për shtimin e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë.

Në rradhë të parë kjo kërkesë paraqet përzierje dhe presion direkt të politikës në Universitet. Për numrin maksimal të studentëve që duhet pranuar në Fakultetet e UP-së vendosë Këshilli Shtetëror i Cilësisë duke u bazuar në kapacitetet e secilit drejtim përkatës. Siç e dini të gjithë, ne si SKV i jemi drejtuar me disa kërkesa Qeverisë për t’i liruar të gjithë studentët nga pagesa, por përgjigja e tyre ishte se nuk munden ta bëjnë këtë për shkak se do ta cenonin autonominë e Universitetit. Prandaj ne e pyesim tani Qeverinë se a e cenon autonominë e Universitetit kjo kërkesë e Ministrit të tyre apo jo?!

Poashtu, shtimi i numrit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë nuk është garanci që ata nuk do të largohen në drejtim të Gjermanisë siç kanë vepruar dhe po vazhdojnë të veprojnë shumë mjekë të diplomuar. Sipas një llogaritje, për të përgatitur një mjek buxhetit të Kosovës i kushton hiç më pak se 100 mijë euro. Andaj me kushtet aktuale më shumë studentë do të thotë më shumë shpenzime për buxhetin e Republikës sonë dhe më shumë intelektualë e profesionistë shëndetësor për Gjermaninë.

Prandaj, në këto kohë të vështira mëparë duhet menduar për punësimin e të gjithë mjekëve të diplomuar pasi qindra prej tyre janë të papunë dhe po ndjekin kurset e gjuhëve të huaja, por edhe përmirësimin e kushteve aktuale në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor për t’i bindur mjekët e ardhshëm që kanë të ardhme në Kosovë.
SKV beson se kjo kërkesë e Zemajt është thjesht një lojë me ata nxënës që nuk kanë arritur të pranohen në këtë vit akademik. Shtimi i numrit të studentëve nuk është zgjidhje, por vetëm degradim i cilësisë së Fakultetit të Mjekësisë.

Juristi Zemaj duhet të ndalë aventurat e tij dhe të hapë rrugë për profesionistët e vertete që ta na udhëheqin gjatë kësaj krize të madhe shëndetësore.

spot_img

Most Popular

Recent Comments