Tuesday, April 20, 2021
spot_img
HomeKRYESOREJoe Biden me 1999: Duhet ta Okupojmë Beogradin sikur Gjermaninë e Japoninë.

Joe Biden me 1999: Duhet ta Okupojmë Beogradin sikur Gjermaninë e Japoninë.

Joe Biden me 1999: Duhet ta Okupojmë Beogradin sikur Gjermaninë e Japoninë.LeXO në DardaMEDIA.comhttps://dardamedia.com/joe-biden-me-1999-duhet-ta-okupojme-beogradin-sikur-gjermanine-e-japonine/

Posted by Rex Myftari on Friday, August 21, 2020

Joe Biden Me 1999: Ne Duhet të Hyjmë Në Beograd Dhe Ta Okupojmë Vendin Siç Bëmë Në Gjermani Dhe Japoni!

Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, së bashku me dy senatorët Bob Dole dhe John McCain, gjatë një debati në emisionin politik “Meet the Press” po debatonin për bombardimet e NATO-s në Kosovë, në vitin 1999.

Ish-zv.presidenti amerikan Joe Biden, tani kandidat i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara, kundër presidentit aktual Donald Trump, në vitin 1999 ishte ithtar i ndërhyrjes tokësore në Kosovë, shkruan

Joe Biden në “Meet the Press”

Tim Russert: Senator Biden, a mos po e zbut pak qëndrimin presidenti?

Joe Biden: Shihni, në Uashington ka vetëm tre njerëz që mendojnë se duhet të shkojmë drejt e në Beograd dhe ta arrestojmë Millosheviqin.

Le të mos e gënjejmë veten, jemi vetëm tre njerëz (Biden John McCain dhe Bob Dole), të tjerat që thuhen janë llafe kot.

Kongresi republikan as që dëshiron të votojë për bombardime, forcat e NATO-s as që e kanë në mend idenë e dërgimit të trupave tokësore.

Nëse presidenti e do këtë ose jo, kjo nuk ka rëndësi.

Pyetja, mendoj unë, është se çfarë do të quajmë fitore.

Kemi qenë edhe më parë në këtë emision.

Përkufizimi i fitores është nxjerrja e të gjitha trupave jashtë Kosovës, kthimi i shqiptarëve në Kosovë dhe hyrja në Kosovë e një force të udhëhequr nga NATO.

Kjo (që thuhet tani) nuk është fitore totale. Kjo nuk është fitorja që dua unë, nuk është fitorja që do John McCain.

Unë e kam thënë: Ne duhet të hyjmë me trupa në terren. Ne duhet ta themi hapur se do të ketë viktima amerikane.

Ne duhet të hyjmë në Beograd dhe ta okupojmë vendin siç bëmë në Gjermani dhe Japoni.

Duhet të hapim gjyqe publike, për ta hequr maskën e viktimizimit të serbëve, që njerëzit në Serbi ta dinë se çfarë ka ndodhur.

Është e vetmja gjë që mund të funksionojë. Por përveç ne të treve, askush tjetër nuk ka folur për këtë qysh në fillim.

Pra, kur presidenti thotë se nuk është për fitore totale, ai nuk është për atë që duam ne, dhe asnjëherë nuk ka qenë.

As NATO dhe as asnjeri tjetër nuk ka qenë përveç ne të treve

spot_img

Most Popular

Recent Comments